Mbrëmjen e kaluar në “Big Brother VIP Albania 2” ka ndodhur një nga situatat më të pëlqyera ndonjëherë në ndonjë format të tillë.
Banorët kanë organizuar “dasëm”, ku Luizi dhe Kiara ishin dhëndri dhe nusja.
Në “dasëm”, Kiara i ka dhuruar puthjen e shumëpritur ndaj Luizit.
Kjo puthje ka “çmendur” një shqiptari, teksa 1 shkurtin e kanë shpallur ditë historike.
Puthja e tyre përveç që është më e komentuara, ajo është edhe më e shpërndara.
Por, në anën tjetër në rrjete sociale kanë “shpërthyer” talljet edhe me këngëtarin Butrint Imeri, i cili ishte ish i dashuri i moderatores.
Madje pak javë më parë ai ishte komentuar shumë pasi supozohej se do të hynte për ta surprizuar Kiarën në “BBVA”.
Këngëtari kishte hedhur në storje Kiarën, të cilës edhe i kishte vendosur një kurorë.
Hyrjen e Butrintit nuk e kanë dëshiruar fansat tashmë të flaktë të Luizit, të cilët tashmë janë me miliona.
Mëposhtë mund t’i gjeni disa nga memet e krijuara pas puthjes së Luizit dhe Kiarës për Butrint Imerin: