Beatrix Ramosaj është kthyer nga pushimet.
Këngëtarja kosovare siç duket i ka në qejf pushimet, kjo pasi që për një periudhë të shkurtër ka vizituar dy vende të ndryshme, shkruan lajmi.net.
Së fundmi ajo me kushërirën e saj Anxhelinën vizituan Madridin, ku nuk munguan as imazhet e shumta që ndanë për ndjekësit e tyre në instagram.
Mirëpo, ditën e sotme ajo është rikthyer sërish në Shqipëri. Derisa personi parë që ka takuar bashkë me nënën e saj është aktorja dhe ish-banorja e BBV, Monika Lubonja.
Beatrix ka ndarë një foto ku shihet me aktoren dhe nënën e saj Antigonën gjatë drekës. Ndërkohë që krah fotos ka shkruar: “U ribashkova me të bukurën time, Monikën dhe nënën time”.
Kujtojmë se Monika dhe Beatrix kanë patur një lidhje shumë të ngushtë me njëra-tjetrën kur ishin pjesë e “Big Brother VIP”.