×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas propozimit të ZRRE-së reagon Bajrami: Në qeverisjen e Kurtit çmimi i energjisë po rritet për herë të tretë

    FrontOnline
    14 Mars 2025

    Hykmete Bajrami nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas propozimit të Zyrrës së Rregullatorit të Energjisë për shtrentimin e rrymës për 15 për qind. 

    Ajo tha se Albin Kurti erdhi në pushtet me premtimin për lirimin e energjisë por, sipas saj në qeverisjen e tij, çmimi i energjisë u rrit tri herë.

    “A ju kujtohet kur Albin Kurti premtonte lirim të çmimit të energjisë? Nën qeverisjen e tij, çmimi i energjisë po rritet për herë të tretë dhe tashmë ka kohë që është dyfishuar! ZRRE ka propozuar rritje të tarifave për 15% 📈 nga data 1 Prill, por kjo nuk është rritja e vetme këtë vit. Me vendim të ZRRE-së, KESCO ka filluar procedurat për të detyruar që të dalin në treg të hapur të gjitha ndërmarrjet që punësojnë mbi 50 punëtorë ose që kanë qarkullim mbi 10 milionë euro.”, ka shkruar Bajrami.

    Bajrami ka thënë se kjo do të thotë rritje e shumëfishtë e tarifave për këtë kategori konsumatorësh, pasi ata do të furnizohen kryesisht nga importi i energjisë.

    “Kjo ngase KEK-u ka obligim që energjinë e prodhuar ta ofrojë fillimisht për KEDS dhe KESCO, duke i lënë bizneset e mesme dhe të mëdha në mëshirën e tregut të hapur dhe çmimeve më të larta.”ka shtuar tutje Bajrami.

    Ajo tha se Qeveria Kurti për 4 vite nuk bëri asnjë lehtësim për bizneset, përkundrazia ua rriti çmimin e energjisë.

    “Qeveria për 4 vite nuk bëri asnjë lehtësim për bizneset, përkundrazi ka rritë çmimin e energjisë, ka rritë tatimin në pronë, mbledh tatimet nga ato dhe blen vota për të qëndruar në pushtet!
    Liberalizimi i tregut duhet të ndodhë, por duhet gjetë mënyrën dhe kohën e duhur, përfundimisht tani as nuk është koha dhe as mënyra e duhur. Poshtë politikat kundër bizneseve!”, ka shkruar Bajrami.

    Reagimi i plotë:

    Nga Rubrika
    Lajme18 Mars 2025
    Sibel Halimi nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), i ka dalë në mbrojtje Lumir Abdixhikut, pasi ky i fundit u kontestua nga...
    Lajme18 Mars 2025
    Sot është varrosur Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit të vendit, Hashim Thaçit. Në mesin e mijëra pjesëmarrësve në varrimin e Haxhi Thaçit...
    Lajme18 Mars 2025
    Kryetari i LDK-së, ka reaguar pasi zyrtarë të partisë kanë ngritur pikëpyetje rreth votave që LDK ka marrë nga diaspora dhe kanë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni18 Mars 2025
    Biseda telefonike e presidentit rus Vladimir Putin me presidentin amerikan Donald Trump shkoi “shumë mirë”, tha një burim rus me njohuri për...
    Bota/Rajoni18 Mars 2025
    Një aksident i rëndë ka ndodhur në Uttigen, kantoni i Bernës, ku u përfshi një automjet luftarak këmbësorie. Zyra për Media e...
    Lajme18 Mars 2025
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka bërë të ditur se është njoftuar se gazetarja e portalit “Kossev” nga Mitrovica e Veriut,...
    Ekonomi18 Mars 2025
    Dimri në Kosovë nuk sjell vetëm të ftohtin, por edhe çmime të larta të perimeve. Domatet, specat dhe trangujt – dikur ushqime...
    Lajme18 Mars 2025
    I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Peter Sørensen është takuar me përfaqësues shqiptarë dhe serbë...
    Lajme18 Mars 2025
    Ish-deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykatës Speciale për të refuzuar kërkesën e Hashim Thaçit për të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.