Nga raportimet e fundit del se simpatizantë të LDK-së dhe të Vetëvendosjes janë grumbulluar në Podujevë dhe janë përplasur, të paktën verbalisht, në ditën e fundit të fushatës.
Dhe, gjatë kohës sa Isa Mustafa po mbante fjalim, aktivistët e VV-së e kanë penguar atë duke brohoritur emrin e Shpejtim Bulliqit – kandidatit të tyre.
Ky veprim duket se ka nxitur edhe përplasje mes aktivistëve të të dyja partive. Në mesin e aktivistëve të Vetëvendosjes shihet edhe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri – që njihet edhe për daljet e tij me Agim Veliun, transmeton Periskopi.
Ndërsa për Veliun, që shërben edhe si ministër i Punëve të Brendshme, aktivisti Labinot Balaj ka raportuar se është nisur drejt zyreve të Vetëvendosjes.
https://www.facebook.com/labinot.balaj/posts/10224561893659078