Kejvina Kthella këtë kohë ka qenë në vëmendje të publikut për shkak të skandalit në Big Brother VIP Albania.
Ajo u eliminua nga shtëpia e famshme e Shqipërisë pasi goditi me shuplakë banorin Luiz Ejlli.
Kjo u konsiderua si diçka e papranueshme për një format të tillë televiziv dhe për këtë u përjashtua nga programi.
Biondja tani po vazhdon jetën dhe këto ditë ka nisur pushimet në Bali të Indonezisë.
Veç tjerash, Kejvina u shpreh se pavarësisht rrethanave është e lumtur që u bë pjesë e një ‘reality show’ të tillë.