×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas Norës dhe Robertit, ndahen Tuna dhe Patrisi?

    FrontOnline
    09 Shtator 2019

    Pas ndarjes së Norës dhe Robertit, radhën e ka Tuna dhe Patrisi.

    Vetëm një javë pasi Robert Berisha deklaroi divorcin nga partnerja e tij prej 14 vitesh, Nora Istrefi, nisi të qarkullojë lajmi se edhe çifti tjetër brenda familjes janë ndarë.

    Sipas burimeve, Tuna Sejdiu i ka dhënë fund martesës nga Patris Berisha, po ashtu prindër të një djali, siç edhe Nora e Roberti janë prindër të një vajze. Dyshimet lindën pasi Tuna u pa të pushonte pa Patrisin në ishullin afrikan “Mauritius” në Oqeanin Indian, nga ku po poston foto e video të aventurave atje. Nga ana tjetër, edhe Patrisi duket se është për pushime në një tjetër destinacion pa Tunën.

    Duke u nisur nga lajmet që nisën të qarkullonin në portale, Tuna bëri statusin se “në 2019-ën, robi mund të pushojë edhe vetëm”, por e la me dyshim çështjen e Patrisit. Sipas miqve të çiftit, është pak e çuditshme që Tuna dhe Patrisi të pushojnë të ndarë, që do të thotë se ata tashmë kanë marrë një vendim për mbylljen e marrëdhënies së tyre. 34-vjeçarja u nis për pushime së bashku me miken e saj dhe jo me bashkëshortin dhe kjo është shenja e qartë se ajo sapo e ka mbyllur kapitullin e martesës.

    Në fakt, nuk është hera e parë që 34-vjeçarja nga Shkupi të përflitet për ndarje nga instrumentisti i muzikës klasike nga Prishtina,. Ata patën një krisje të fortë në 2017-ën dhe një tjetër vjeshtën e vitit të kaluar. Në atë kohë, mediat e komentuan Tunën si “nusja që futi në sherr vëllezërit Berisha, nga konflikti për fëmijën jashtë martese deri te zënia me forcë e banesës”.

    Kujtojmë që konflikti në familjen e vëllezërve muzikantë Berisha, Robert dhe Patris, ishte kryetema e mediave për javë të tëra. Pas deklaratës në ekran të bashkëshortit të Tuna Sejdiut se “Vëllau është si shkjau”, i cili mbante anën e gruas në këtë konflikt të brendshëm familjar, pati shumë komentues, të cilët e konsideruan këtë një deklaratë nga më të fortat që vëllai mund të bëjë për vëllain./Front Online/

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Dëshmia e holandezit, Koen Herlaar do të vazhdojë edhe sot në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Franca njoftoi se po e dërgon aeroplanmbajtësen e saj të vetme, Charles de Gaulle, në Mesdheun lindor si përgjigje ndaj përshkallëzimit të...
    Lajme03 Mars 2026
    Opinionistja Aida Dërguti deklaroi se kryeministri Albin Kurti nuk do ta lejojë presidenten Vjosa Osmani që të mbajë njëkohësisht rol si anëtare...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se pikëpamja e tyre përputhet me atë të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë...
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.