Ghetto Geasy konsiderohet si njëri nga rep-artistët më të njohur në vendin tonë.
Reperi komentohet mjaft shumë për jetën e tij private, sidomos pas martesës me moderatoren e njohur nga Shqipëria, Marina Vjollca.
Ai së fundmi nuk ka qenë shumë aktiv me publikimin e këngëve të reja, por siç duket pritjes së fansave i ka ardhur fundi, pasi përmes një “InstaStory” Geasy ka paralajmëruar publikimin e një këngë.
“Gati apo jo, do të vij së shpejti” shkroi ai.
Kujtojmë se reperi është i martuar me moderatoren Marina Vjollca dhe çifti së fundmi janë bërë prindër të një vajze.
Geti ndër vite kishte krijuar këngë të shumta, e të cilat në të shumtën e rasteve u shndërruan në hite.