Taulant Xhaka është rikthyer në fushë me një program të veçantë.
Mesfushori i Kombëtares shqiptare u dëmtua në gushtin e kaluar dhe disa muaj më vonë, bëri edhe ndërhyrjen kirurgjikale, përcjell FrontOnline.
Vetëm prej pak ditësh, mesfushori ka arritur të kthehet në fushë për të kryer programin e specializuar.
Referuar testeve që ka kryer mesfushori, ka shanse që të mund të luajë këtë edicion në ndonjë prej takimeve të fundit.
Mirëpo, trajneri i skuadrës për të mos e rrezikuar futbollistin kuqezi ka mohuar çdo mundësi aktivizimi.
“Xhaka po stërvitet me një program të specializuar dhe kam të dhëna që është duke ecur me ritme të kënaqshme. Mirëpo, nuk bëhet fjalë për ta rrezikuar këtë edicion. Fokusi i tij është vetëm edicioni i ardhshëm”, është shprehur Patrik Rahmen./FrontOnline/