Aktorja Amber Heard zbuloi në Instagram se ka lindur një fëmijë. “Unë jam shumë e ngazëllyer që mund të ndaj këtë lajm me ju. Vendosa të kisha një fëmijë katër vjet më parë. Doja ta bëja me kushtet e mia”, shkroi ajo, duke zbuluar se e quajti vajzën e saj Oonagh Paige, transmeton FrontOnline. “Ajo është fillimi i pjesës tjetër të jetës sime”, shkroi ajo në njoftim.
Burime pranë aktores zbuluan se foshnja e saj lindi nga një nënë zëvendësuese pasi aktorja zbuloi se nuk mund të lindte. “Ajo gjithmonë dëshironte të bëhej nënë dhe tani dëshira e saj më e madhe është realizuar. Ajo është shumë mirënjohëse për gruan e mrekullueshme që e ndihmoi të sjellë Oonagh në botë”, tha burimi. Megjithëse Amber sapo zbuloi lajmin, Oonagh e vogël lindi më 9 prill. Lajmi vjen pas një divorci torturues me Johny Depp, me të cilin ajo është përplasur nëpër gjykata për vite me radhë pasi e akuzoi atë për abuzim. Amber dhe Johnny u martuan nga 2015 në 2017./FrontOnline/