Semi Jaupaj, banorja e Big Brother VIP ka treguar brenda shtëpisë së Big Brother se pas 9 vitesh martesë i ka dhënë fund çdo gjëje me bashkëshortin e saj, Bojken Lako.
Artistja shqiptare në një bisedë me Einxhel Shkirën ka treguar se ajo pëlqen dikë jashtë shtëpisë.
Pjesë nga biseda:
Semi: Kam dikë që e pëlqej. E pëlqej, por s’e di si do jenë gjërat kur të dal se kam shumë pak kohë që e njoh.
Einxhel: Do bësh më të mirën tënde.
Semi
: Po.
Einxhel: Dhe nëse është i zgjuar dhe një person i mirë, do ketë parë tamam çdo lloj gjëje.
Semi: Unë mendoj që e ka parë.
Einxhel: Nëse jo, nuk është i duhuri.
Semi: Po, po, sigurisht. Thjesht e pëlqej, jo se… Do kisha qejf të shihja si do shkonte.
Einxhel: Jo, jo… S’ka arsye për mos me të pëlqy. Vetëm nëse do ishte budalla, mos të të pëlqente.