Është objekti më i njohur në kryeqytet.
E prej viteve të 70-ta, funksionoi si hotel.
Objekti i Hotelit Grand po shihet si mundësi të shndërrohet në spital, në rast se numri i pacientëve me Covid-19 vazhdon të rritet.
Propozimin për këtë, e dhanë në Komunën e Prishtinës.
Nënkryetari, Muhedin Nushi, ka thënë se kjo praktikë, po përdoret nga vendet e tjera.
E kthimin e disa hoteleve në spitale, po e mbështesin edhe në Odën e Hotelerisë dhe Turizmit në Kosovë.
Sipas kryetarit të kësaj Ode, Hysen Sogojeva, thotë se Hotelet patën dëm të madh financiar në këtë kohë.
Por, pavarësisht kësaj, janë të t’i dalin në ndihmë vendit në këtë kohë.
Por, pavarësisht kësaj, lidhur me këtë, Sogojeva thotë që deri më tani, nuk kanë pasur kontakte me krerët e shëndetësisë në vend.