Christian Eriksen iu nënshtrua së fundmi një operacioni në zemër, ku iu vendos një defibrilator automatik, derisa tashmë është larguar nga spitali.
Ai është në pritje për të mësuar nëse do të mund t’i rikthehet sërish futbollit, shkruan FrontOnline.
Në lidhje me gjendjen e Eriksenit dhe gjëra të tjera, tashmë ka folure dhe gruaja e tij, Sabrina.
Ajo ka theksuar se tashmë se familja e saj ka nevojë për qetësi.
“Christian është mirë. Tani jemi në shtëpi dhe kemi nevojë mbi të gjitha për pak pushim dhe qetësi”, deklaroi Sabrina, e cila pa nga tribuna e “Perken Stadium” se si bashkëshorti i saj u rrëzua në tokë, pas një arresti kardiak.
Gjatë këtyre orëve pritet që Eriksen të bëjë një mbledhje online me drejtuesit dhe stafin mjekësor të Interit, të cilët më pas pritet të bëjnë një udhëtim “blitz” drejt Danimarkës, për të parë nga afër gjendjen e fantazistit dhe për të marrë në dorëzim kartelën mjekësore.
Ndërkohë vetë Eriksen pritet të rikthehet në Milano në muajin korrik, ku do t’u nënshtrohet edhe njëherë të gjithë ekzaminimeve të nevojshme, të cilat do të hedhin më shumë dritë mbi të ardhmen e karrierës së tij./FrontOnline/