Fjolla Morina dhe Fisnik Syla për një kohë të gjatë kanë qenë kryefjala e medieve rozë.Gjithë vëmendja u kthye nga ata kur u martuan në ishullin Maldive.
Krahas kësaj, dyshja kanë qenë shumë aktiv në rrjetet sociale ku kanë ndarë me ndjekësit imazhe të ndryshme në krahët e njëri-tjetrit.
Tashmë që janë bërë një javë që Fjolla u lirua nga paraburgimi, këngëtarja është ‘zhdukur’ nga rrjetet sociale dhe Fisniku ka larguar të gjitha fotografitë me të.
Mjaftoi kjo që të aludohet se dyshja i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.