Futbollisti i Danimarkës, Christian Eriksen është liruar dje nga spitali, derisa lajmin e ka konfirmuar federata daneze.
Eriksen ishte në spital që një javë, pasi pësoi sulm në zemër në ndeshjen ndaj Finlandës në “Euro 2020”, shkruan FrontOnline.
Mesfushori i Interit e ka instaluar një pajisje për zemrënm, për ta kontrolluar gjendjen e tij/
Pas lirimit nga spitali, Erikseni nuk shkoi drejt shtëpisë së tij, por i vizitoi bashkëlojtarët e tij të Danimarkës, për t’i përshëndetur ata./FrontOnline/
Christian Eriksen has been discharged from the hospital. More here ⬇️#ForDanmark pic.twitter.com/jzF338XiC1
— DBU – En Del Af Noget Større (@DBUfodbold) June 18, 2021