×
  • Sport
  • Sport

    Pas largimit nga grumbullimi me Brazilin, Neymar lëshon deklaratë

    FrontOnline
    15 Mars 2025

    Ylli brazilian Neymar ka bërë të ditur se nuk do të rikthehet ende në kombëtaren e Brazilit për shkak të dëmtimit, duke e quajtur këtë vendim një pjesë të procesit të rikuperimit.

    Në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale, Neymar shprehu zhgënjimin e tij për mosrikthimin e menjëhershëm, por theksoi se ishte një vendim i përbashkët për të shmangur rrezikun e ndonjë dëmtimi tjetër.

    “Rikthimi dukej aq pranë, por për fat të keq, nuk do të mund të vesh fanellën më të rëndë në botë në këtë moment!”, shkroi Neymar.

    Ai gjithashtu falënderoi ata që i kanë dërguar mesazhe mbështetjeje dhe premtoi se do të punojë për t’u rikthyer plotësisht i gatshëm.

    “Ne patëm biseda të gjata dhe të gjithë e dinë dëshirën time të madhe për t’u rikthyer, por arritëm në një konsensus që të mos rrezikojmë, në mënyrë që të përgatitem më mirë dhe të jem plotësisht i lirë nga dëmtimet!”.

    Dëmtimi i Neymarit ka qenë një goditje e rëndë për Brazilin, por ylli i Santos mbetet i fokusuar në rikuperim, duke e quajtur këtë periudhë “pjesë të procesit”.

    Lojtari 32-vjeçar pësoi një dëmtim të rëndë në gju gjatë një ndeshjeje kundër Uruguait në tetor të vitit të kaluar dhe po punon për t’u rikthyer në fushë sa më shpejt.

    Pavarësisht mungesës së tij, Brazili do të vazhdojë rrugëtimin në eliminatoret e Botërorit, ndërsa tifozët e Neymarit do të duhet të presin edhe pak për ta parë atë sërish me fanellën e Seleçaos.

    Nga Rubrika
    Sport15 Mars 2025
    rajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho, ka folur për listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet e ardhshme, duke u ndalur te...
    Sport15 Mars 2025
    Kombëtarja shqiptare është gati për rrugëtimin e ri në kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Shqipëria ndodhet në grupin K së bashku...
    Sport15 Mars 2025
    Një aksident i rëndë në Ranillug i mori jetën dy studenteve të reja, Arbnora Bashës dhe Antiana Thaqit. E Arbnora përvec që...
    Të tjera
    Lajme15 Mars 2025
    Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës (DHTIK) tha se e ka pritur me shqetësim të madh, paralajmërimin e Zyrës së Rregullatorit...
    Lajme15 Mars 2025
    Një ndër ish-krerët e UÇK-së, të cilët po mbahen në paraburgim në Dhomat e Specializuara në Hagë, Rexhep Selimi ka ditëlindjen. Ai...
    Bota/Rajoni15 Mars 2025
    Gjatë një bashkëbisedimi me mediat të premten në bazën ushtarake “Andrews”, Presidenti Donald Trump pati një ndërveprim të çuditshëm me një gazetare...
    Lajme15 Mars 2025
    Ushtarët polakë të KFOR-it, të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje, kryen një patrullë rutinë në veri të Kosovës për, siç tha...
    Lajme15 Mars 2025
    Si çdo herë befasitë nuk kanë të ndaluar nga gjiganti kosovar, Prince Caffe. Kësaj radhe Prince Caffe ndau një dhuratë të veçantë...
    Bota/Rajoni15 Mars 2025
    Një person me inicialet Z.M (1975) është arrestuar nga policia serbe pasi në lagjen “Bele Vode” të Beogradit me veturën e tij...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.