Pas gjashtë klubeve angleze, edhe dy klubet me traditë nga Milano, Interi dhe Milano do të largohen nga Superliga evropiane.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar gazetari i mirënjohur italian, Fabrizio Romano, shkruan FrontOnline.
Në rrjetin social “Twitter”, Romano raporton se Milani ishte klubi i parë që u largua nga kjo ide, derisa tani radhën e ka Interi.
#SuperLeague has been officially SUSPENDED 🚨🚫
– English clubs have left (Chelsea too, official soon).
– Inter have left, AC Milan are set to leave.
– Juventus and Spanish clubs: waiting for official position.The whole #SuperLeague has been stopped to “reshape the project”.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) April 20, 2021
Nga ana tjetër, në La Liga, Barcelona do ta mbledhë bordin e klubit për të vendosur, kurse Real Madridi dhe Atletico Madridi ende nuk kanë vendosur.
Ndryshe, ky projekt ishte shpallur 48 orë më parë, por tashmë duket se ka kolapsuar në total./FrontOnline/