Të mërkurën mbrëma Werder Bremeni siguroi kalimin për në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë, shkruan Zeri.info.
Skuadra nga Bundesliga eliminoi skuadrën nga Bundesliga 2, Regensburgun.
Ndeshja e zhvilluar në “Jahnstadion Regensburg” përfundoi me rezultatin 0-1.
Reprezentuesi i Kosovës, Milot Rashica, ishte titullar në këtë ndeshje dhe luajti për 73 minuta.
Rashica këtë ndeshje e cilësoi se të fortë, por e rëndësishme është kalimi tutje.
“Në gjysmëfinale. Ishte një luftë e fortë, por ia dolëm”, shkroi Rashica në “Twitter”.