Presidenti amerikan, Donald Trump, njëherësh kandidat i Partisë Republikane për të parin e Shtëpisë së Bardhë, ka fituar në shtetin e Kentakit.
Sfiduesi i tij demokrat, Joe Biden, ka fituar në Vermont.
Indiana, prej nga vjen zëvendëspresidenti aktual, Mike Pence, është shteti i parë federal që i ka mbyllur vendvotimet në disa prej rretheve. Aty ka fituar po ashtu Presidenti Trump.
Indiana ka 11 vota elektorale, ndërsa Kentaki tetë.
Për të fituar zgjedhjet, njëri nga kandidatët – Donald Trump ose Joe Biden – duhet të sigurojë 270 vota elektorale.