Këngëtarja e njohur, Dafina Dauti javë më parë është larguar nga shtëpia e “Big Brother Vip Kosova”, ku ishte njëra ndër konkurrentet për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.
Gjatë qëndrimit në shtëpi, Dafina ka rrëfyer me banorët një ngjarje mjaft të rëndë që i ka ndodhur në jetë, shkruan paparaci.
Dafina ka zbuluar se ka pasur një periudhë kur ajo nuk ka mundur të hajë, të pijë e as të flej për shkak të problemeve që kishte me ish-bashkëshortin rreth vajzës së tyre.
Pas rrëfimit të Dafinës, për herë të parë në emisionin “Prive” ka folur ish-bashkëshorti i saj, Tafil Kurtishaj i cili i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat e këngëtares duke deklaruar se nuk e lidh asgjë me artisten.
Kurtishaj ndër të tjera është shprehur se është i lumtur krah bashkëshortes dhe djalit të tij.