Mërgim Vojvoda e ka shënuar një gol tejet të rëndësishëm mbrëmë për Torinon.
Me këtë gol, Torino fitoi dhe iu largua zonës së rrezikshme, derisa Parma u dëbua për në Serie B, shkruan FrontOnline.
Pas ndeshjes, trajneri i Torinos, Davide Nicola kishte fjalë të mëdha për Vojvodën.
“Jam i lumtur për Vojvodën edhe pse mund të shënonte edhe në shansin e dytë që e kishte më të mirë”, tha Nicola.
Ndryshe, për futbollistin e Kosovës, ky ishte goli i parë me fanellën e Torinos në Serie A./FrontOnline/