×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas gjobës Kurti mund të dënohet me 30 ditë burgim

    FrontOnline
    02 Prill 2025

    Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti është dënuar me 250 euro gjobë nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

    Kjo pasi, i parti i Qeverisë kishte refuzuar të shkonte për intervistim si dëshmitar lidhur me rastin e rezervave shtetërore në Prokurorinë Speciale më 4 mars, pas disa ftesave të këtij institucioni.

    KALLXO ka raportuar se për dënimin me gjobë, ankesë ka paraqitur zyra e kryeministrit më 13 mars.

    Pas gjobës së shqiptuar nga Gjykata, është deklaruar Kurti duke thënë se “nganjëherë më dënojnë, por mos u mërzitni ju”, duke lënë të nënkuptohet se nuk i ka bërë përshtypje as gjoba e 250 eurove.

     

    Avokati Bajraktari shpjegon hapat ligjorë pas gjobës ndaj Kurtit

    Në rast se sërish, kryeministrit në detyrë, Albin Kurti e refuzon ftesën e Prokurorisë për të dëshmuar, këto janë hapat që ka bërë të ditur për “Front Online” avokati Ardian Bajraktari, që sipas ligjit mund të ndërmerr Prokuroria.

    Bajraktari ka deklaruar se vendimi është i bazuar në nenin 132 të Kodit të Procedurës Penale, pasi Kurti nuk është paraqitur për të dhënë deklaratën e tij në Prokurori.

    “Vendimi i gjykatës për dënimin me gjobë prej 250 euro, është i bazuar në nenin 132 të Kodit të Procedurës Penale, për faktin se Kryeministri në detyrë nuk është paraqitur për të dhëne deklaratën e tij, sipas thirrjes së Prokurorisë, për çka ditë me parë kjo e fundit e ka njoftuar gjykatën për mosparaqitjen e tij”, tha ai.

    Ai thotë se ky dënim përbën masën e parë, sipas ligjit, për detyrimin e dëshmitarëve për t’u paraqitur dhe përmbushur obligimet ligjore.

     “Ky dënim është masa e parë në drejtim të masave që i parasheh Kodi i Procedurës Penale, si masa ndëshkuese në drejtim të detyrimit të një dëshmitari për të ju përgjigj thirrjes së prokurorisë, përkatësisht për ta përmbushur detyrimin e tij ligjor për të dhënë deklaratë. Në lidhje me këtë dënim, pala e pakënaqur mund të paraqes ankesë, ankesa i drejtohet dhe në lidhje me të cilën vendos Kolegji shqyrtues i cili është i përbërë prej tre gjyqtarëve i cili funksionon në kuadër të të njëjtit departament përkatësisht në të njëjtën gjykatë”, shprehet ai.

    Bajraktari po ashtu përmendi se pas këtij vendimi, prokuroria mund të dërgojë një thirrje të re, duke shpresuar në reflektimin e Kurtit.

    “Hapi pasues është dërgimi i thirrjes së re nga ana e prokurorisë, duke shpresuar në reflektim të Kryeministrit në detyrë në raport me këtë obligim ligjor”, theksoi Bajraktari.

     

    Shala, IKD: Nëse refuzon Kurti të paraqitet në Prokurori edhe pas gjobës, do të burgosët për 30 ditë

    Gzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka deklaruar për “Front Online” se pas gjobës nga Gjykata ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti nëse i njëjti refuzon paraqitjen mund të dënohet me burg për 30 ditë.

    “Pas shqiptimit të gjobës sërish kërkohet që Kurti të paraqitet për të dëshmuar, por nëse nuk paraqitet për të dëshmuar, pason mundësia e burgosjes së tij deri në 30 ditë, sipas Kodit të procedurës penale”, shprehet Shala.

    Tutje, Shala thotë se refuzimi i ftesës për t’u paraqitur si dëshmitar në Prokurori nuk janë parimet e një qeverisje që lufton korrupsionin.

    Sipas ti, Qeveria duhet të bashkëpunojë me institucionet e drejtësisë për ta luftuar korrupsionin.

    “Nuk duhet të shohim skema të tilla nga kryeministri, duke refuzuar ftesën e Prokurorisë. Parimet e qeverisjes së mirë dhe antikorrupsion duhet që Qeveria të bashkëpunojë me institucionet e sistemit të drejtësisë për të luftuar korrupsionin dhe jo të shohim skema të tilla të refuzimit”, deklaroi Shala për “Front Online”.

     

    Bunjaku nga Lëvizja FOL: Kurti është i detyruar ta paguaj gjobën dhe të paraqitet në Prokurori

    Viona Bunjaku nga Lëvizja FOL në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me gjobën që i është shqiptuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti lidhur me refuzimin e paraqitjes në Prokurori.

    Bunjaku ka deklaruar se pas gjobës, Kurti e ka të detyruar ta paguaj atë dhe të paraqitet për dëshmi.

    Sipas Bunjakut, nëse sërish refuzon të paraqitet Kurti në Prokurori, do të pasojë gjoba e dytë.

    “Sipas Ligjit gjoba është në rregull, mirëpo tashmë Z.Kurti e ka mundësinë që ta paguajë domosdoshmërish dhe të paraqitet për dëshmi. Ne rast se nuk paraqitet ekziston mundësia që të gjobitet edhe një herë”, shprehet ajo.

     

    Nga Rubrika
    Lajme06 Prill 2025
    Një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar si pasojë e rrëshqitjes së dheut dje në Veternik të Prishtinës. Viktima është...
    Lajme06 Prill 2025
    Sot në Kosovë pritet të kemi rikthimin e fuqishëm të kushteve dimërore. Priten vranësira të dendura të cilat në fillim do të...
    Lajme05 Prill 2025
    Raportohet se është arrestuar edhe një person tjetër si i dyshuar për rastin e kultivimit të drogës në Sferkë të Klinës. Shkelqim...
    Të tjera
    Lajme05 Prill 2025
    Ministri i Drejtësisë së Shqipërisë, Ulsi Manja, ka bërë të ditur se sot ka qenë për vizitë në Drenas, tek familja Lladrovci....
    Bota/Rajoni05 Prill 2025
    Ish-presidenti Barack Obama ka bërë thirrje për mbrojtjen e vlerave demokratike dhe kundërshtimin e politikave të presidentit Donald Trump, duke paralajmëruar amerikanët...
    Bota/Rajoni05 Prill 2025
    Kina ka marrë masa dhe do të vazhdojë të veprojë kështu, duke thënë se do të mbrojë sovranitetin e vet, sigurinë dhe...
    Lajme05 Prill 2025
    Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka udhëtuar drejt Tiranës ku edhe është takuar me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj. Ahmeti ka njoftuar...
    Bota/Rajoni05 Prill 2025
    Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ka uruar sot 16-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO më 5 prill të vitit...
    Lajme05 Prill 2025
    Çmimet e naftës ranë këto dit mes shqetësimeve se lufta tregtare e nisur nga presidenti Donald Trump do të ngadalësojë ekonominë botërore...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.