×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas gjashtë dështimesh, Albin Kurti dorëzohet: Thërret për konsultime Memli Krasniqin e Lumir Abdixhikun

    FrontOnline
    30 Prill 2025

    Kreu i LVV, Albin Kurti, ka ftuar kryetarin e LDK dhe të PDK për takim me 1 maj lidhur me krijimin e institucioneve të reja, përkatësisht zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

    Kurti takimin me dy liderët e ka ftuar të enjten në orën 08:30.

    Kjo ftesë e Kurtit për dy liderët e partive politika ka ardhur pasi ka dështuar për gjashtë herë radhazi ta zgjedh Albulena Haxhiun kandidate për kryetare të Kuvendit.

    Pritet të shihet nëse Krasniqi e Abdixhiku do ta pranojnë këtë ftesë për takim nga kreu i LVV-së. Lumir Abdixhiku në fillim të këtij muaji e kishte refuzuar një ftesë të Kurtit për takim. Sipas Abdixhikut, gjuha e Kurtit e përdorur gjatë dhe pas fushatës s’mund të tejkalohej.

    “Sado që unë dhe LDK nuk udhëhiqemi nga inati; sado që ne besojmë në dialog, bashkëpunim e komunikim njerëzor e politik; një takim i tillë – madje edhe konsultativ – do të ishte kapërcim fatal i dinjitetit njerëzor dhe politik.”- kishte shkruar në letrën e tij Abdixhiku të publikuar më 08.04.2025./Express

    Nga Rubrika
    Lajme27 Maj 2025
    Të mërkurën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, në zona të caktuara pritet të ketë ndonjë rrebesh të izoluar. Era...
    Lajme27 Maj 2025
    Pas intervistimit të ministrit në detyrë të Bujqësisë, Faton Peci, nga Prokuroria Speciale për rreth 5 orë, Partia Guxo shpreh shqetësimin e...
    Lajme27 Maj 2025
    Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku sot ka ndarë një fotografi me ndjekësit e saj në Instagram. Ajo...
    Të tjera
    Lajme27 Maj 2025
    Prokuroria Speciale e Kosovës sot ka “zbarkuar” në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Hetuesit e PSRK-së dhe të Krimeve Ekonomike të...
    Lajme27 Maj 2025
    Analisti Nexhmedin Spahiu, ka thënë se ai ka mësuar rreth zhvillimeve në Ministri të Bujqësisë nga intervista e Faton Pecit. Ndonëse Spahiu...
    Lajme27 Maj 2025
    Avokati Skender Musa ka folur për bastisjen që Krimet Ekonomike kanë bërë në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale në Ministrinë e Bujqësisë, Agjencinë...
    Lajme27 Maj 2025
    Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka marrë pjesë në Panairin AGROKOS & Agroturizëm 2025. Pikërisht, në ditën kur ministri i Bujqësisë Faton...
    Lajme27 Maj 2025
    Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe kryetar i Gjakovës, Ardian Gjini, ka reaguar ndaj aksionit të Policisë dhe Prokurorisë...
    Sport27 Maj 2025
    Federata e Pingpongut e Kosovës njofton se përgatitjet për garat e mëdha WTT Youth Contender 29 maj – 1 qershor dhe WTT...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.