Ylli i muzikës botërore, Rihanna, 33 vjeç, u shpall heroinë kombëtare në qytetin e saj të lindjes, Bridgetown, të hënën, si pjesë e festës së shpalljes së Republikës së Barbados. Përballë një turme fansash të llastuar, Riri mori titullin e heroinës së Barbados dhe për shkak të paraqitjes së saj në ceremoni ka nxitur edhe komentet e shumta në rrjetet sociale.
Ndonëse fillimisht të gjithë komentuan se këngëtarja erdhi në festë pa të brendshme, gjë që u dallua, më vonë për shkak të barkut që i dukej nën fustan, u përfol se ishte shtatzënë.
Edhe pse një informacion i tillë nuk është konfirmuar nga asnjëra palë, një turmë fansash ka nisur një debat nëse këngëtarja është vërtet shtatzënë.
Një burim i verifikuar ka shkruar në profilin e tij në Twitter se këngëtarja është në pritje të fëmijës së saj të parë.
“Rihanna është në pritje të fëmijës së saj të parë me A $ AP Rocky”, ka shkruar ai. Gjithashtu në rrjetet sociale nisi të shpërndahej edhe një foto e Rihannës në ceremoni, e cila pretendonte se tashmë i dukej barku i saj shtatzënë./FrontOnline/