Reperi shqiptar Stresi është fituesi i edicionit të parë “BBVK”.
Pas fitores së madhe, ai ka vendosur që të bëj një vizitë në Drenicë, saktësisht tek familja e Gani Gecit.
Në llogarinë zyrtare të Gecit thuhet se sot ka dal në pushim të rregullt nga burgu në shtëpi ku për të vizituar nga afër kullën e tyre në Drenicë ishte edhe Stresi.
Ata e falënderuan reperin për këtë vizitë.
Postimi i plotë:
“Të dashur miq, Sot babai im Gani Geci është në pushim të rregullt nga burgu në shtëpi dhe me këtë datë kishte ditëlindjen axhi ynë Fadil Geci të cilit i urojmë edhe 100 vite të lumtura.Në këtë mbrëmje për ta vizituar Gani Gecin në kullën tonë në Drenicë erdhi fituesi i Big Brother VIP Kosova, Arkimed Lushaj -Stresi.Faleminderit për vizitën!”.