Pas Laura Fazliut dhe Erza Muminoviqit, edhe Fationa Kasapi ka arritur fitore në Zagreb.
Në kryeqytetin kroat, po mbahet gara për Çmimin e Madh të Zagrebit, shkruan FrontOnline.
Së fundmi, fitore shënoi edhe xhudistja Fationa Kasapi në kategorinë deri në 57 kilogramë.
Rundin e parë, ajo e kaloi pa luftë, kurse në rundin e dytë fitoi ndaj austriakes Julia Sommer me Ippon.
Në rundin e tretë, Kasapi përballet me polaken Arleta Podolak./FrontOnline/