×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas emërimit të anëtarit në KQZ, reagon PDK: I vonuar, por i pashmangshëm

    FrontOnline
    30 Korrik 2021

    Ka reaguar PDK-ja lidhur me emërimin e anëtarit të dytë nga kjo parti në KQZ nga presidentja Vjosa Osmani.

    Emërimi i anëtarit të dytë të PDK-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve sipas PDK-së edhe pse i vonuar në mënyrë të paarsyeshme për rreth tre muaj nga Presidentja Osmani, gjithsesi ishte rruga e vetme kushtetuese dhe ligjore.

    “Përgjatë kësaj periudhe disa herë e kemi theksuar se përpjekjet e presidentes Osmani për të interpretuar normat kushtetuese në mënyrë të anshme e në favor të partisë në pushtet dhe kryeministrit Albin Kurti, janë shkelje kushtetuese dhe të dëmshme për funksionimin e demokracisë.Ky emërim sot vjen vetëm pas kërkesës së PDK-së në Gjykatën Kushtetuese dhe presionit publik të shoqërisë civile që argumentuan bindshëm për të drejtën tonë. Presidentja Osmani duke e emëruar anëtarin e dytë të PDK-së jashtë afateve ligjore, ka rrezikuar seriozisht funksionimin normal të KQZ-së në këtë periudhë të zgjedhejeve lokale” është thënë në reagimin e PDK-së.

    PDK-ja e ka quajtur këtë vendim si fitore të radhës së kësaj partie .

    “Bazuar në rezultatin e certifikuar zgjedhor kanë dalë katër grupe parlamentare që përfaqësojnë shumicën në Kuvend dhe këto grupe në KQZ do të përfaqësohen me gjashtë (6) anëtarë siç përcaktohet me Kushtetutë, ku dy grupet më të mëdha parlamentare do të përfaqësohen me nga dy anëtarë” është thënë më tutje në këtë reagim.

    Nga Rubrika
    Lajme21 Korrik 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës do ta zyrtarizojë të enjten kandidaturën e Përparim Ramës për Kryetar të Prishtinës, edhe për një mandat. Ceremonia...
    Lajme21 Korrik 2025
    Gjatë kësaj jave, vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e fuqishëm të masave të nxehta ajrore me origjinë nga Afrika Veriore....
    Lajme21 Korrik 2025
    Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, i ka përditësuar të dhënat rreth gjendjes në pikat kufitare. Sipas të dhënave, nuk ka edhe aq...
    Të tjera
    Vip21 Korrik 2025
    Festivali Sunny Hill është rikthyer këtë gusht në Prishtinë si një nga ngjarjet më të rëndësishme të muzikës në Evropë. Nga data...
    Bota/Rajoni21 Korrik 2025
    Një person ka humbur jetën ditën e sotme, teksa po bënte plazh te Shkëmbi i Kavajës. Rastin e ka konfirmuar edhe Policia...
    Lajme21 Korrik 2025
    Një aksident i rëndë në vendin e punës ka ndodhur sot në Gjakovë, ku dy punëtorë ndërtimtarë kanë humbur jetën pasi ranë...
    Lajme21 Korrik 2025
    Kryesuesi i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës, Altin Sahiti, ka njoftuar për dorëheqjen e tij të parevokueshme nga kjo pozitë. Sahiti...
    Lajme21 Korrik 2025
    Avokati Arianit Koci, para nisjes së seancës së 50-të konstituive të Kuvendit zgjodhi të protestonte më ndryshe se herave tjera. Si rezultat...
    Lajme21 Korrik 2025
    Kanalet televizive nga Kosova e Shqipëria i posedon nga i pari e deri tek i fundit. E madje edhe shtrirjen e rrjetit...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.