Bill Cosby foli pasi Gjykata e Lartë e Pensilvanisë rrëzoi dënimin e tij për abuzim seksual. Në një postim në Twitter, ai shkruajti se ishte i pafajshëm dhe falënderoi fansat, transmeton FrontOnline. “Unë kurrë nuk e kam ndryshuar qëndrimin tim ose historinë time. Unë gjithmonë kam ruajtur pafajësinë time. Faleminderit të gjithë adhuruesve të mi, miqve dhe atyre që më mbështetën duke kaluar këtë kohë të vështrirë. Falënderime të veçanta për Gjykatën e Lartë të Pensilvanisë për mbështetjen e shtetit të së drejtës”, shkroi ai.
The Mirror shkruan se Bill u largua nga burgu të mërkurën në mbrëmje duke u larguar me një makinë të bardhë. Një burrë dhe një grua erdhën ta marrin dhe e çuan në shtëpi. Kujtojmë, Bill Cosby vuajti më shumë se dy vjet burg. Ai u dënua në 2018 për drogim dhe abuzim seksual me Andrea Constand. Vendimi i tij u përmbys të mërkurën pasi u gjet një marrëveshje me prokurorin e mëparshëm, i cili parandalon një gjykim në çështjen./FrontOnline/