Kritikat e vazhdueshme që janë drejtuar në Kampionatin Botëror në Katar kanë bërë që disa artistë të refuzojnë mundësinë për të qenë në ceremoninë e hapjes, e ndër to ishte dhe Rod Stewart.
Tanimë bëhet me dije se as Shakira nuk do të përformojë në ceremoni pasi ndryshoi mendje pak ditë para fillimit të Kupës së Botës.
“Më është konfirmuar që Shakira nuk do të performojë në ceremoninë e hapjes, por nuk do të thonë nëse do të ketë një rol tjetër gjatë Kampionatit Botëror”, tha Adriana Dorronsoro në program.
“Ajo ishte një nga artistet e ftuara, tani ajo do të duhet të dërgojë një deklaratë për të shpjeguar gjithçka”, vijoi ajo./FrontOnline/