Mbrëmë është mbajtur gjysëmfinalja e parë e “Eurovision Song Contest 2022”.
Shqipëria nuk arriti dot të prekë finalen e së shtunës, shkruan lajmi.net.
Ronela Hajati me këngën e saj të titulluar “Sekret” mbetën në gjysëmfinalen e parë, duke mos u kualifikuar tutje.
Pasi u shuan shpresat për Shqipërinë, këngëtarja ka reaguar përmes një postimi në ‘Instagram’.
“Edhe sikur të isha në finale do të isha i fundit! e di! Por sasia e dashurisë që kam marrë është e madhe! Unë fitova Eurovizionin sepse fitova turmën! Dhe turma ka gjithmonë të drejtë! TE DUA.”, ka shkruar ajo.
Performanca e Ronelës u komentua shumë dhe u përcjell me shumë vëmendje.
Ndryshe Shqipëria, ishte shteti i parë që hapi gjysëmfinalen e parë.