×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas deklaratës së Kurtit, BDI shpërndan përmbajtjen e plotë të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në RMV

    FrontOnline
    19 Nëntor 2024

    Bashkimi Demokratik për Integrim, që udhëhiqet nga Ali Ahmeti, ka shpërndarë të plotë Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve në Maqedoninë e Veriut pas deklaratës së djeshme të kryeministrit Albin Kurti, i cili tha se s’ka ligj për gjuhën shqipe në këtë shtet.

    “Për të sqaruar çdo keqinterpretim apo shpërndarje të informacionit të pasaktë, kemi shpërndarë përmbajtjen e plotë të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve Qeverisë së Kosovës, deputetëve të Kuvendit të Kosovës, partive politike dhe mediave në Kosovë. Të bashkangjitur ua dërgojmë Ligjin që zyrtarizoi gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut”, ka shkruar BDI krahas Ligjit.

    Në këtë LINKmund ta lexoni ligjin e plotë.

    Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, Kurti dje tha se çështja e gjuhës i takon Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut, pasi tri dispozita të Ligjit për Gjuhët janë dërguar në Komisionin e Venecias, raporton Gazeta Express.

    “Në Maqedoni të Veriut nuk ka ligj për përdorim të gjuhës shqipe dhe nuk ka pasur as në të kaluarën. Ekziston Ligji për përdorim të gjuhëve, që e përmend shifrën 20 për qind, por nuk është ligj për përdorim të gjuhë shqipe, është për përdorim të gjuhëve”, ka thënë Kurti.

    Kjo deklaratë e Kurtit erdhi pasi u pyet edhe pse është vendosur të mbahet tani takimi mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut kur po diskutohet Ligji i Gjuhëve në Shkup. Kurti gjithashtu tha se pret vendim të drejtë, që nuk bën përjashtime dhe respekton shumëgjuhësinë.

    BDI më pas tha se deklaratat e Kryeministrit Kurti nuk qëndrojnë dhe tha se është për keqardhje që këto deklarata “përputhen me narrativat që synojnë të minojnë të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut”.

    Ndërkohë, partia e Ali Ahmetit i kërkoi Kurtit që “të korrigjojë menjëherë deklaratat e tij dhe të mos shërbejë si mburojë për asnjë përpjekje që cenon barazinë dhe të drejtat e shqiptarëve”.

    Nga Rubrika
    Lajme19 Nëntor 2024
    Fondacioni Friedrich Ebert (FES) në Prishtinë prezanton Studimin e Rinisë 2024. Në këtë prezantim po marrin pjesë dhe kryeministri Albin Kurti, si...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ka ndryshuar Ligjin për ndërmarrjet publike. Ndryshimet e këtij ligji u përkrahë me gjashtë vota...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për organizmin e tubimeve elektorale në diasporë. Ai kërkuar nga...
    Të tjera
    Opinione19 Nëntor 2024
    Nga Mero Baze: Titulli origjinal: Albin Kurti u ka borxh shqiptarëve, heqjen e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare Albin Kurti mund ta...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Qeveria e Republikës së Kosovës njofton se ka mbajtur mbrëmë një mbledhje elektronike në të cilën ka: Ndryshuar dhe plotësuar  vendimin e...
    Kronika19 Nëntor 2024
    Mbrëmë në Prishtinë është arrestuar një person i cili kërkohej me urdhëresë të gjykatës. 46-vjeçari me inicialet V. G. ishte i dënuar...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Donika Gërvalla, ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe zëvendëskryeministre, është liruar nga akuza për mosraportim të pasurisë. Aktgjykimi ndaj Gërvallës...
    Ekonomi19 Nëntor 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se arkat fiskale po bëhen digjitale. “Tash e sa kohë kemi punuar që të ndryshojmë...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Tri ditë pas inagurimit të pllakës së heroit të kombit, Ismet Krasniqi, ajo tashmë është dëmtuar. Amir Krasniqi, djali i heroit ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.