Ish-konkurrenti i emisionit të dashurisë “Për’puthen”, Andi Artani është njëri ndër banorët e shtëpisë së “Big Brother Vip Kosova”.
Ditë më parë, gjatë një bisede me banorët Andi foli rreth jetës së tij private dhe zbuloi detaje nga ndarja me ish-konkurrenten e “Për’puthen”, Jasemina Kadriu.
Sipas tij, Jasmina ishte shumë posesive si në shoqëri ashtu në lidhje.
Madje ai tha se gjatë lidhjes me të Jasmina kishte rënë shumë në peshë për shkak të situatave të krijuara në çift.
Kjo deklaratë e tij nuk ka kaluar pa reagimin e vet Jasminës e cila e ftuar në emisionin “Big Talk Kosova” tha se është prekur nga komentet e Andit për peshën.
“Më ka prekur puna e peshës dhe shoqërisë, nuk e di se sa normale iu duket atyre konkurrentëve brenda që të qeshin për diçka të tillë, mua pesha më lëvizë për shkak të stresit dhe stresi nuk varet kurrë nga meshkujt, unë kam patur probleme personale plus edhe fama pasi nuk është një gjë normale që ti brenda natës bëhesh e famshme dhe jetën tënde ta ndryshosh rrënjësisht sepse je në vëzhgim gjithë kohën dhe nuk isha mësuara me këtë, lidhja ime ishte në sytë e gjithë botës, lidhja me Andin ka zgjatur tre muaj dhe më pas dy vite me drama”, tha ajo.