Reperi i njohur, Stresi mbrëmë (e premte) kishte një debat me Artan Thaçin gjatë spektaklit të Big Brother VIP Kosova.
Dyshja u përfshin në diskutime të forta madje duke përmendur nderin dhe duke e quajtur njëri-tjetrin dinak.
Ndërkohë, sot (e shtunë) Stresi foli për këtë me Andin, të cilit i tregoi se bluzën e aktorit të ndjerë Cimës, që ia dhuroi Artan ia ka kthyer përsëri.
Reperi nga Shqipëria tha se nuk mund të jetë shok me dikë që i përmend nderin as gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme as jashtë saj.
“Ja ktheva bluzën që më ka dhënë Artani të Cimës, respekt për atë emër, njeri më me nderë se babai i tij nuk ka se mbrëmë u përmend nderin, nuk ka më me mua as këtu as jashtë, kur të më përmend nderin për mua është shumë e rëndë, nuk ka shansë, respekt ai ka qenë legjendë një njeri shumë i ndershëm, unë nuk e marrë bluzën e me më thënë i pandershëm, nuk e pranojë as për lojë as për asgjë, nuk ke si të jesh me mua shok im kur më përmend nderin as këtu as jashtë”, tha Stresi.
Ndërkohë, gjatë debatit të tyre Artani tha se e ka analizuar Stresin që nga fillimi dhe e dinë kur ai luan dhe si viktimizohet.
Stresi nga ana tjetër e quajti Artanin të pabesë teksa tha se këtë reagim nuk e ka pritur nga ai.
Ndryshe, kujtojmë që shtëpisë së Big Brother VIP Kosova iu bashkuan edhe katër banorë të ri: Atdhe Xharavina, Bruno Pollogati dhe Himena Sherifi. /Telegrafi/