Gjatë këtyre ditëve të fundit, reperi Asdren Gjikolli i njohur me nofkën “Gjiko” ka qenë në krye të mediave rozë lidhur me një aktakuzë për dhunimin e një të miture që e publikoi Front Online.
Moderatorja, Elita Rudi përmes një video të publikuar në rrjetin social “Instagram” ditën e sotme ka vendosur të “reagoj”lidhur me këtë ngjarje.
Ajo ka publikuar një video me Gjikon, ku shihen së bashku në makinë teksa i puth dorën. Pra, përmes kësaj video ajo tregoi publikisht se i beson bashkëshortit dhe kështu duke i injoruar komentet negative ndaj çiftit.
Lidhur me këtë situatë kishte reaguar edhe vetë reperi, i cili ishte shprehur se nuk i ka premtuar askujt karrierë dhe nuk ka dhunuar një të mitur, e aq më pak të ketë droguar.
“Gjatë këtyre ditëve, unë dhe familja ime jemi duke u përballur me një të pa-vërtetë të sajuar. Unë nuk kam dhunuar askënd, e lëre me një 15-vjeçare.Nuk kam mashtruar dhe nuk kam premtuar karrierë, e as nuk i kam dhënë një të miture substanca narkotike. Familja ime është në rregull sepse e dinë që kjo gjë është e sajuar. Unë kam përgatitur dy paditë e para dhe besoj se drejtësia do të nxjerrë në pah pastërtinë time”, ka shkruar Gjiko.
Reperi Gjiko të premten del para Gjykatës, akuzohet për dhunim (Dokument)