Aktori dhe prezantuesi i njohur britanik, James Corden ka marrë një vendim të rëndësishëm.
Pas tetë vitesh, ai ka vendosur të largohet nga emisioni i tij, The Late Late Show.
I ftuar në ‘The Drew Barrymore Show’, James tregoi arsyen e këtij vendimi.
“Shiko, nuk është aspak e lehtë të largohesh nga diçka e tillë… Dua të them, nuk do të punoj kurrë në një mjedis më të mirë se ai ku po punoj tani” , tha ai. “Largimi im nga shfaqja nuk ka të bëjë me faktin nëse më pëlqen. E dua, por e vërteta është se e mora vendimin shumë lehtë, sepse gjithmonë e dija se ishte një aventurë dhe nuk e kisha menduar kurrë si destinacionin përfundimtar”./abcnews.al