Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemajt.
Kërkesa e tij ka ardhur pas numrit rekord të rasteve të reja me koronavirus që është shënuar gjatë ditës së sotme, gjithsej 730 të infektuar brenda 24 orëve, shifra më e lartë ditore që nga fillimi i pandemisë në Kosovë.
“Lëri marrëzitë Armend Zemaj, DORËHEQJE! Vetëm sot: 11 raste të vdekjes, 730 të infektuar, 75 të shëruar nga Covid-19!! Kjo vetëm me 1794 testime!!! Dje, sikur tani e 5 muaj, nuk ishte më mirë. Nesër nuk do të jetë ndryshe! Lëri kufizimet, karantinimin, izolimin dhe marrëzitë e ndryshme! Mos lëpij atë që ke pështy për muaj të tërë! Nuk të ka hije si nip i Mic Sokolit!? Lëri marrëzitë zhvatëse”, ka shkruar Kurteshi në Facebook.