×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Pas 3 orësh “mbajtjeje peng”, Greqia lejon kalimin e gazetarëve shqiptarë

    FrontOnline
    02 Nëntor 2024

    Ekipet e gazetarëve të Tv Klan dhe A2CNN u lejuan që të kalojnë pikën kufitare të Kapshticës, që lidh Shqipërinë dhe Greqinë, pas 3 orësh pritje në doganën greke.

    Nja kalim që për gazetaren e TV Klan, Elja Zotka ngjason me një çlirim.

    “Më në fund u çliruam nga autoritetet e pikës kufitare greke në pikën kufitare të Kapshticës. Duhet thënë tamam çlirim. Na mbajtën peng më shumë se 3 orë. Duhet thënë që kolegët tanë që mundësojnë lidhjet live në televizionin Klan kanë prej orës 10:30 sepse ata kanë dhe pajisjet e transmetimit”, tha Zotka.

    Gazetarët dhe ekipet e xhirimeve u bllokuan nga pala greke me arsyetimin se u mungonte një leje për të transmetuar dhe xhiruar në territorin grek.

    “Sipas tyre, duhej patjetër një leje e posaçme nga autoritetet e vendit tonë. Nuk e kuptoj, thashë është e paprecedentë”, raportoi gazetarja Zotka.

    Situata e pazakontë u raportua nga gazetarja, e cila tha më herët se autoritetet greke u morën gazetarëve dhe ekipeve të xhirimit pasaportat dhe nuk i lejuan të kalonin.

    Mirëpo pavarësisht komunikimeve dhe notës verbale të dërguar sipas kërkesës greke, emaili mes autoriteteve greke për lejimin e gazetarëve, u desh mbi 4 orë për t’u nisur. Gazetarja Zotka raportoi se pati probleme edhe me policët kufitarë grekë të cilët kërkuan që të mos xhironte me anë të telefonit.

    Pas lejimit të gazetarëve, duket se pasojat do t’i vuajnë shqiptarët që tentojnë të kalojnë drejt Greqisë, pasi pala greke ka nisur zvarritjen e procedurës së kontrollit të pasaportave.

    “Më pas pasojat po i vuajnë tani bashkëqytetarët tanë, por edhe qytetarë grekë që kanë qenë në territorin tonë të cilëve po ju zvarritet procedura e kontrollit të pasaportave. Menjëherë pas komunikimeve tona live filloi të bëhej një ngadalësim i procesit të kontrollit dhe qytetarët filluan të ankoheshin, mendonin se ishim ne pengesa, ndërkohë që ne jemi në të gjithë të drejtën tonë, të vijmë, të kalojmë në pikën kufitare, të raportojmë për aktivitete të ndryshme. E njëjta gjë ndodh edhe me kolegët tanë. Vijnë, nuk iu kërkohet kaq shumë dokumente. Nuk kalojnë nëpër procedura të tilla që na u desh të kalonim ne sot të prisnim një aprovim të pakuptimtë”, tha Zotka.

    Ndërkohë gazetarja raporton se gjatë ditës sot ka pasur gjoba dhe kontrolle të panumërta kryesisht për makinat me targa shqiptare në autostradën për në Selanik.

    Kujtojmë se nesër në Selanik kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të mbajë një takim me shqiptarët atje.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Sot bëhen 26 vite nga masakra e Reçakut në Kosovë, ku forcat serbe sulmuan popullatën e pafajshme civile shqiptare, duke vrarë dhe...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Gjykata e Posaçme ka miratuar një urdhër kontrolli në kuadër të hetimit të nisur ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe familjarëve...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Ka shkuar në 25 numri i personave të vdekur nga zjarret në Los Anxhelos. Robert Luna, sherifi i qarkut ka thënë se...
    Të tjera
    Kronika15 Janar 2025
    Është gjendur 25-vjeçarja Arianita Gajtani, që ishte zhdukur që nga nëntori i vitit të kaluar. E njëjta është gjendur në Shqipëri, ku...
    Vip15 Janar 2025
    Këngëtarja e njohur, Xhensila Myrtezaj sot në Instagram ka publikuar një fotografi me të birin e saj. Krahas kësaj fotografie, Xhensila ka...
    Vip15 Janar 2025
    Banorët e shtëpisë më të famshme në vend, Big Brother VIP Kosova, janë bërë bashkë duke kënduar njëzëri. ‘Vëllai i Madh’ u...
    Lajme15 Janar 2025
    KEDS-i sot po bën aksione intensive në përcjellje edhe të Policisë së Kosovës kundër keqpërdorimeve të energjisë elektrike. Në aksionin e e...
    Lajme15 Janar 2025
    Në kohë fushate, Komuna e Gjilanit ka vendosur të merret me shpërndarjen e ndihmave për familjet në asistencë sociale, shkruan Front Online....
    Lajme15 Janar 2025
    Policia e Kosovës sot ka zhvilluar një aksion në disa lokacione në Kosovë, ku janë mbyllur dhjetë Komuna Paralele të Serbisë, raporton...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.