Komuna e Prizrenit e cila qeveriset nga VV-ja ka abuzuar me parulla politike në një kopsht fëmijësh.
Në një kopsht të fëmijëve në Prizren është shkruajtur parulla tashmë e njohur e VV-së, ‘Erdhi Dita’, por në një version tjetër tani, në ‘Erlli Dita’.
Zyrtari për media nga PDK, Bashmir Xhemaj e ka cilësuar si turp këtë vepër që është bërë në komunën e cila udhëhiqet nga VV-ja.
“Turpi s’ka kufi në Prizren . Abuzohet me parulla politike një kopsht fëmijësh. Kjo qeverisje skandaloze e Mytaher Haskukës po e bastardon edhe gjuhën shqipe. Të ndalet kjo shëmti”, ka shkruar Xhemaj.
Edhe analisti Imer Mushkolaj ka reaguar duke thënë E paskan mytë marren n’Prizren.
“Keqpërdorimi i slloganit partiak në një park fëmijësh dhe sakatimi i gjuhës shqipe. E paskan mytë marren n’Prizren”, ka thënë Mushkolaj.