Këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismajli, është duke e shijuar pafundësisht ndjenjën e mëmësisë.
Sivjet, ajo dhe partneri i saj, biznesmeni turk Huseyin Usta, u bënë prindër për herë të parë.
Çifti u bënë prindër të binjakëve: djalë dhe vajzë, të cilët i pagëzuan me emrat Ivy Blue dhe Icon.
Ndonëse i përkasin etnive të ndryshme, çifti Ismajli dhe Usta kanë gjetur më së miri gjuhën e përbashkët mes tyre.
Madje si shenjë respekti për atdheun e gruas së tij, Huseyin ka realizuar tatuazh në krahun e tij simbolin e shqiponjës.
Këtë e ka bërë të ditur vet ai përmes publikimit të një fotografie në llogarinë zyrtare në Instagram, ku shihet duke mbajtur në krah vajzën e tij.
Në shpatullën e djathtë vërehet qartë simboli i shqiponjës dy-krenare, të cilën biznesmeni turk duket se e ka realizuar kohëve të fundit.
Çifti përndryshe bëjnë një jetë mes tri shteteve: Zvicrës, Kosovës dhe Turqisë.