Partitë Popullore Evropiane (EPP), ia kanë uruar postin e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhikut, pas zgjedhjeve të brendshme të mbajtura nga kjo parti të dielën.
EPP, nëpërmjet një postimi në ‘Twitter’ i kanë uruar suksese Abdixhikut, derisa kanë falënderuar edhe ish-kreun e mëparshëm të LDK’së, Isa Mustafën për bashkëpunimin me ta.
“Urime kryetarit të ri të partisë Lumir Abdixhiku nga partia anëtare e EPP’së në Kosovë, LDK. Iu urojmë të gjitha më të mirat dhe një fillim i suksesshëm për të. Shumë falënderime dhe vlerësime për kryetarin në largim të partisë Isa Mustafa për udhëheqjen e tij të fortë dhe prurjen e partisë në familjen EPP”, thuhet në postim.
LDK’ja është i vetmi subjekt politik në Kosovë që është e anëtarësuar në organizata ndërkombëtare të partive politike.