×
  • Lajme
  • Lajme

    Partitë e komuniteteve jo-serbe pritet të ankohen në PZAP

    FrontOnline
    27 Shkurt 2021

    Partitë e komuniteteve boshnjak e rome, pritet të ankohen në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe në institucione tjera, për siç thonë manipulim votash nga Lista Serbe, në përkrahje të Iniciativës së Adriana Hoxhiqit dhe partisë Romani Iniciativa.

    Drejtues të partive të komuniteteve thonë se do të kërkojnë anulimin e votave, por jo edhe përsëritjen e votimit.

    Kryetarja e partisë boshnjake, Bashkimi Social Demokratik, Duda Balje, ka treguar për Radio Kosovën se do të ankohen për, siç thotë ajo, krimin në politikë që ka bërë Lista Serbe, duke përkrahur partitë minoritare.

    “Unë mendoj se ne do të kërkojmë anulimin e mandateve, sepse, të përsëriten zgjedhjet është pak vështirë. Duhet anuluar votat, për të parë se si janë dhënë votat. Ku e qysh? Ne do të kërkojmë anulimin e mandateve, sepse, ata kanë provuar dhe kanë pasur sukses në mashtrim”, tha Balje.

    Njëjtë si ish deputetja Duda Balje, edhe Erxhan Galushi nga Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës, tregon se do të ankohen dhe janë për anulim votash, por jo edhe për përsëritje të votimeve.

    “Nuk bëhet asesi fjalë për përsëritje të votimit, sepse kjo është bërë me qëllim dhe duhet të anulohet komplet procesi i votave, tërësisht të dyshuara në ato pjesë, për komunitetet pakicë, si për shembull për Romani Iniciativën dhe partitë e komunitetit boshnjak e goran, të cilat tashmë janë të kontrolluara nga Lista Serbe”, tha Galushi.

    Bazuar në rezultatet preliminare të publikuara nga KQZ-ja, Iniciativa e Adriana Hoxhiqit pritet të marrë 3 vendet e rezervuara për komunitetin boshnjak, ndërsa Romani Iniciativa ka gjasa të fitojë dy ulëse në Kuvend, duke lënë pa asnjë përfaqësues partitë tjera boshnjake e rome.

    Nga Rubrika
    Lajme24 Korrik 2025
    Ish-kryeministri i vendit, Hashim Thaçi, në intervistën në Rubikon në Klan Kosova, e ka cilësuar si jetike për shtetin e Kosovës, rikthimin...
    Lajme24 Korrik 2025
    Pas raportimit se Zyra e Presidencës ka nisur procedurat tenderuese për ndërtimin e objektit presidencial, ashtu që të zhvendoset nga objekti i...
    Lajme24 Korrik 2025
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka shkruar pas intervistës ultra ekskluzive të ish-presidentit Hashim Thaçi, të dhënë nga Haga për Rubikon me...
    Të tjera
    Lajme24 Korrik 2025
    Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka folur për agresionin në Banjskë të Zveçanit që ndodhi më 24 shtator të vitit 2023. Sipas...
    Lajme24 Korrik 2025
    Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka folur edhe për ecurinë e shtetësisë së Kosovës, njohjet e reja dhe mos-anëtarësimin e vendit në...
    Lajme24 Korrik 2025
    Ish-kryeministri i vendit, Hashim Thaçi, nga Haga ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi. Thaçi tha se marrëveshja finale mes Kosovës e Serbisë...
    Vip24 Korrik 2025
    Reperi i njohur, Fero po vjen me një projekt të ri muzikor. Këtë e ka bërë të ditur vet ai përmes një...
    Bota/Rajoni24 Korrik 2025
    Arabia Saudite nënshkroi marrëveshje të rëndësishme investimi dhe partneriteti me Sirinë më 24 korrik, me vlerë prej 6.4 miliardë dollarësh, për të...
    Lajme24 Korrik 2025
    Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka folur për hendikepin e Gjykatës Speciale. Sipas tij, hendikepi i Speciales është mungesa e një mekanizimi...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.