×
  • Lajme
  • Lajme

    Parkingun e komunës, kryetari i Suharekës e lëshon për bashkëatdhetarët

    FrontOnline
    20 Dhjetor 2020

    Numër i madh i bashkatdhetarëve kanë arritur në Kosovë, përgjatë ditëve të fundit, disa me aeroplanë e të tjerë me vetura e autobusë.

    Madje shumë prej tyre janë ende në pika kufitare, duke pritur për më shumë se 10 orë, në mënyrë që të arrijnë në Kosovë për festat e fundvitit.

    Por është pikërisht komuna e Suharekës, që ka vendosur t’u bëjë mirëseardhje mërgimtarëve.

    Kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj tha se parkingu i oborrit të komunës do të jetë falas, siç është praktikuar edhe vitet e kaluara, transmeton lajmi.net.

    Madje ai theksoi se mërgimtarët kanë dhënë shumë për vendin e tyre, në të gjitha periudhat dhe se është detyrë e udhëheqësve që t’u shërbejnë institucionalisht.

    Postimi i plotë:

    Të dashur mërgimtarë,

    Po shohim se tashmë jeni nisur drejt vendlindjes tuaj, natyrisht për t’i vizituar familjet tuaja dhe festat ti gëzoni në vendin tuaj.

    Si kryetar i komunës jam në shërbimin tuaj, duke ju uruar së pari udhëtim të mbarë, dhe ju premtoj se institucionet komunale janë në shërbimin tuaj me të gjitha kapacitetet.

    ? Parkingu në oborrin e komunës është falas për ju, ashtu siq e kemi praktikuar edhe viteve të kaluara;

    ?E-Kiosqet në qytet për shërbime online, për nxjerrjen e dokumenteve bazë do të jenë në shërbim për ju, krahas administratës e cila do të operoj me të gjitha kapacitetet brenda kompetencave komunale;

    ?Jemi munduar ta mbajmë të gjithë hapsirën publike bukur dhe pastër;

    ?Qyteti është rregulluar për festat e fundvitit, ashtu që ju të krenoheni me vendin tuaj dhe progresin që ka Komuna e Suharekës.

    Meqë jemi në kohë pandemie, ju lus që ti zbatoni rregullat e institucioneve shëndetësore që ta mbroni veten dhe familjet tuaja.

    Ju i keni dhënë shumë vendit tuaj në të gjitha periudhat, dhe detyrë e jona është t’ju shërbejmë institucionalisht dhe për këtë obligohem të jem në krye të detyrës.

    Besoj se do të takohemi në qytet, natyrisht me respektim të rregullave dhe distancës, dhe me knaqësi do t’i dëgjoj, vërejtjet, këshillat dhe sygjerimet tuaja.

    Edoni i shokuar teksa Lugati i tregon diçka për Artanin
    Nga Rubrika
    Lajme25 Shtator 2024
    Ish-ministrja e Financave dhe deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i ka reaguar edhe një herë ministrit Hekuran Murati lidhur me një shkrim...
    Lajme25 Shtator 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim Rrjetin e Organizatave të Shoqërisë Civile për Arsimin Parauniversitar (ROSCAP),...
    Lajme25 Shtator 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati ka deklaruar sot se Qeveria ka ndërmarrë pakon më të madhe mbështetëse në rajon krahasuar me Bruto...
    Të tjera
    Lajme25 Shtator 2024
    Veton Elshani, zëvendësdrejtori i Drejtorisë Rajonalë të Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Veriut, ka thënë se rënia në detyrë e Rreshterit...
    Bota/Rajoni25 Shtator 2024
    Papa Françesku i quajti sulmet izraelite në Liban një “përshkallëzim të tmerrshëm” të konfliktit në Lindjen e Mesme të mërkurën në fund...
    Lajme25 Shtator 2024
    Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë që qeveria e ka ndërmarrë pakon më të madhe mbështetëse në rajon krahasuar...
    Lajme25 Shtator 2024
    Për shkak se i akuzuari Shukri Buja ka munguar për arsye shëndetësore, është shtyrë seanca e së mërkurës në rastin e njohur...
    Lajme25 Shtator 2024
    Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se mesazhet shqetësuese për Kosovën nga aleatët kryesorë, në veçanti...
    Opinione25 Shtator 2024
    Shkruan Ben Andoni: Pak ditë më parë, një mësues italian, më i vjetri ndër bashkëkombësit e tij të pasdemokracisë në Shqipëri, mundohej...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.