Paris Hilton dhe i fejuari Carter Reum janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku.
Lajmi i lumtur për shtatzëninë erdhi disa muaj pasi Paris tha publikisht në një intervistë se ajo dhe Carter kishin dashur të krijonin një familje për një kohë të gjatë dhe se ajo kishte shkuar për trajtime të mbarësimit artificial, transmeton FrontOnline.
“Ai është njeriu im i ëndrrave. Ne vazhdimisht po flasim për martesën, për fëmijët, për të gjitha ato”, tha Paris.
Çifti i lumtur u fejua në fillim të shkurtit, pasi ishte në një lidhje për më shumë se një vit. Një unazë e veçantë smeraldi u dizenjua nga Jean Dousset dhe Carter i propozoi Parisit në një ishull të vogël privat.
Paris është një nga trashëgimtarët e hoteleve luksoze Hilton, dhe ajo njoftoi detajet e fejesës së saj në 40 vjetorin e lindjes. “Kur e gjeni mikun tuaj të shpirtit, jo vetëm që e dini – ju e ndieni atë.
Unë dhe dashuria ime kemi qenë kështu që nga takimi ynë i parë, dhe ai organizoi një udhëtim të veçantë në një parajsë tropikale për ditëlindjen time.
Ndërsa dilnim për darkë, Carter më çoi në një vend të zbukuruar me lule dhe u gjunjëzua në njërin gju. Unë thashë ‘po, po përgjithmonë”, shkruajti Paris në mediat sociale në atë kohë./FrontOnline/