×
  • Vip
  • Vip

    Paris Hilton flet për abuzimet që përjetoi në adoleshencë: Ishte ç’njerëzore

    FrontOnline
    27 Qershor 2024

    Paris Hilton ka folur para Kongresit të Shteteve të Bashkuara për abuzimin që përjetoi si fëmijë.

    Si adoleshente, ylli i famshëm qëndroi në një institucion trajtimi për të rinjtë.

    Modelja dhe këngëtarja amerikane tregoi përvojën e saj traumatike kur prindërit vendosën ta dërgonin në një institucion për të mitur për të korrigjuar ‘sjelljen e saj problematike’.

    Sipas Paris, programet u premtonin prindërve trajtim, zhvillim dhe mbështetje për fëmijët e tyre.

    “Përkundër asaj që premtuan, nuk më lejuan të flisja, të lëvizja lirshëm apo as të shikoja nga dritarja për dy vjet”, tha Hilton.

    ”Ata thjesht menduan se do të ishte një shkollë normale me konvikt. Dhe kur arrita atje, nuk kishte terapi. Ne vazhdimisht do të abuzoheshim”, shtoi biondja.

    Ajo thotë se prindërit e saj, Rick dhe Kathy Hilton, ishin mashtruar plotësisht, gënjyer dhe manipuluar për trajtimin që ajo po merrte.

    “Pra, a mund ta imagjinoni përvojën e të rinjve që vendosen atje nga shteti dhe nuk kanë njerëz që t’i kontrollojnë rregullisht?”, shtoi Paris në kongres.

    Ajo tha se mendon se objektet rinore duhet të jenë më shumë nën vëzhgim.

    “Ajo që kam përjetuar ishte çnjerëzore. Për shkak të kësaj, kam trauma dhe do t’i kem për pjesën tjetër të jetës sime. Kam folur me mijëra që kanë përjetuar diçka të ngjashme dhe mendoj se është e rëndësishme të dëgjojmë ata që kanë pasur një të tillë. Unë dua t’ju falënderoj që jeni ulur para të gjithëve që mund të më ndihmoni të bëj ndryshim në jetën e fëmijëve që janë në institucione të ndryshme. Nuk do të ndalem derisa fëmijët në Amerikë të jenë të sigurt”, përfundoi Hilton. /Telegrafi/

    IPKO i dhuron Komunës së Fushë Kosovës ekografi të sofistikuar për zbulimin e hershëm të kancerit Konfirmon përkushtimin e saj…
    Nga Rubrika
    Vip29 Qershor 2024
    Rep-artisti i njohur Mozzik dhe Lotina Haziri pasi kanë bërë publike lidhjen e tyre janë në qendër të vëmendjes. Çifti mesa duket...
    Vip29 Qershor 2024
    Pop-ylli britanik me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa, të premten pati performancë të shkëlqyeshme në ditën e parë të festivalit më të...
    Vip28 Qershor 2024
    Bruno Revolt dhe Albërije Hadërgjonaj, dy emra të njohur në skenën muzikore shqiptare, kanë bashkuar forcat për të sjellë një projekt të...
    Të tjera
    Lajme29 Qershor 2024
    Policia ka njoftuar se sot në Kamenicë kanë arrestuar 24 vjeçaren M.Th., femër kosovare. Ajo ishte e kërkuar me urdhëresës gjyqësore nga...
    Lajme29 Qershor 2024
    Sulmi i Bajnskës ishte një prej temave që u përmend në një panel diskutimi në Forumin e Dubrovnikut, ku pjesëmarrës ishin ministra...
    Lajme29 Qershor 2024
    Është e para e shtetit dhe pozita e saj i jep shumë të drejta, megjithatë Vjosa Osmani nuk po i përdorë të...
    Lajme29 Qershor 2024
    44 ditë pasi Gjykata e Apelit urdhëroi që i dënuari për shtytje në vrasje, Enver Sekiraqa të kthehet në paraburgim, institucionet e...
    Lajme29 Qershor 2024
    Gjermania dhe Danimarka takohen sot në raundin e 1/16-tës të EURO 2024 nga ora 21:00 për të luftuar për një vend në...
    Lajme29 Qershor 2024
    Emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, ka thënë se Kosova dhe Serbia nuk kanë bërë mjaftueshëm progres në zbatimin e Marrëveshjes...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.