×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Paratë e falsifikuara/ Institucionet me deklaratë të përbashkët

    FrontOnline
    07 Nëntor 2023

    Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, në bashkërendim me Policinë e Kosovës, Agjencinë e Kosovës për Forenzikë, Doganat e Kosovës, Administratën Tatimore të Kosovës, Njësinë e Inteligjencës Financiare, Inspektoratin e Tregut dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë kanë mbajtur sot një takim lidhur me intensifikimin e veprimeve institucionale në luftimin e falsifikimit të parasë.

    Në takim palët diskutuan për situatën aktuale që lidhet me fenomenin e parave të falsifikuara që po qarkullojnë në Republikën e Kosovës, si dhe shkëmbyen informacione mbi burimet dhe origjinën e monedhave të falsifikuara dhe valutave të hasura në treg.

    “Mbi bazën e këtyre diskutimeve, palët u dakorduan për një plan të veprimit, i cili parasheh ndërmarrjen e veprimeve parandaluese dhe rregullative nga institucionet sipas fushave të përgjegjësisë lidhur me përdorimin e monedhave dhe rritjen e mbrojtjes financiare.

    Në zbatim të këtij plani, parashihet edhe rishikimi i tarifës së depozitimit të monedhave në banka nga BQK, avancimi i bashkëpunimit ndërinstitucional dhe sektorin financiar, si dhe promovimi i përdorimit të mënyrave elektronike të pagesave, si pjesë e fushatave të edukimit financiar”, thuhet në njoftim.

    Rekomandohet që bizneset të furnizohen vetëm nga bankat me para të gatshme të cilat furnizohen nga ana e BQK-së, kurse mjetet e pranuara t`i nënshtrohen verifikimit para se të njëjtat të rivihen në qarkullim.

    Po ashtu, me theks të veçantë udhëzohen qytetarët të shmangin përdorimin e parave të gatshme (veçanërisht monedhën 2 euro) dhe të shfrytëzojnë sa më shumë kartelat bankare gjatë pagesave.

    “Veprime konkrete kërkohen edhe nga bankat dhe institucionet tjera financiare, që të ngritin kapacitetet e brendshme të adresimit të kësaj dukurie dhe komunikimit sa më efikas me autoritetet përkatëse.

    Palët u pajtuan të intensifikojnë aktivitetet në zbatim të ligjit, të shtohen kontrollet dhe aktivitetet inspektuese brenda dhe në kufi, si dhe të ndiqen ligjërisht dhe me efikasitet aktivitetet e tilla joligjore, të dënueshme sipas legjislacionit në fuqi.

    Në fund të takimit, palët u dakorduan që përmes grupit punues ndërinstitucional, të koordinohen aktivitetet sipas fushëveprimit përkatës të institucioneve, të rekomandojnë ndryshimet legjislative dhe monitorojnë në vazhdimësi zbatimin e këtij plani”, thuhet ndër të tjera në njoftim./Front Online

    Nga Rubrika
    Lajme25 Janar 2025
    Zëdhënësja e Dhomave të Specializuara, Angela Griep, ka folur për kushtet që ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i kanë në Hagë....
    Lajme25 Janar 2025
    Qeveria e Serbisë ka nisur të ndajë nda 20 mijë dinarë, apo rreth 170 euro, për 5 mijë serbë të papunë në...
    Lajme25 Janar 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur gjatë ditës së premte, shefat e misioneve diplomatike dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare në Kosovë...
    Të tjera
    Zgjedhjet 202525 Janar 2025
    Bedri Hamza ka pasur një takim të papritur sot me shqiptaro-amerikanin e njohur, Gjokë Paloka, i cili njihet për miqësinë e madhe...
    Bota/Rajoni25 Janar 2025
    Më herët sot, katër pengje të tjera izraelite – ushtaret Karina Ariev, Daniella Gilboa, Naama Levy dhe Liri Albag, u liruan nga...
    Bota/Rajoni25 Janar 2025
    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shpreson që Evropa dhe Shtetet e Bashkuara të përfshihen në çdo bisedë për përfundimin e luftës së vendit...
    Zgjedhjet 202525 Janar 2025
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka njoftuar se janë të shumtë qytetarët që këtë herë po i bashkohen vizionit për një Kosovë...
    Lajme25 Janar 2025
    SBASHK përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se sot është mbajtur një diskutim për gjendjen e krijuar në Kosovë...
    Zgjedhjet 202525 Janar 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpërndarë një video nga tubimi i mbrëmshëm në Rahovec. Në videon në fjalë shihet një numër i...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.