Gjermanët parashikojnë se shitjet e automjeteve elektrike do të bien për herë të parë në tetë vjet, pasi shenjat e rënies së tregut të segmentit përhapen. Lobi i VDA pret që dërgesat e makinave me bateri të ulen me 14 për qind për shkak të heqjes së subvencioneve, transmeton FrontOnline.
Tregu më i madh i makinave në Evropë ka qenë një nga shtytësit kryesorë të adoptimit të automjeteve elektrike, por inflacioni, çmimet e larta të makinave dhe infrastruktura e dobët po rëndojnë kërkesën. Prodhues të shumtë kanë vonuar prezantimin e modeleve të reja elektrike, madje kompanitë kryesore të marrjes me qira të makinave kanë shkuar pas alternativave për flotën e tyre për shkak të kostos së lartë të mirëmbajtjes së automjeteve elektrike./FrontOnline/