×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Parashikimi i yjeve për sot

    FrontOnline
    01 Tetor 2023

    DASHI

    Gjatë kësaj dite do të korrni ato që keni mbjellë. Mundohuni të tregoheni sa më të kujdesshëm që mos vuani më vonë. Ju që jeni në një lidhje do bëni mirë të mos ndërmerrni shumë rreziqe sepse partneri nuk do jetë në humor dhe mund të keni probleme të njëpasnjëshme. Ju beqarët nuk do jeni me fat në dashuri dhe do vazhdoni të mbeteni me të njëjtin status si më parë. Për sa i përket punës, Mërkuri do krijojë klimën e duhur. Portat në të cilat do të trokisni do të hapen menjëherë, por vetëm nëse dini të trokisni si duhet. Financat do dini si t’i menaxhoni dhe gjendja do mbetet e qëndrueshme. Vështirësi nuk do keni aspak.

    DEMI

    Venusi do të largohet nga qielli juaj, por përsëri jeta juaj nuk do jetë plotësisht e stabilizuar. Nëse keni një lidhje mund të rikthehet paksa besimi tek njëri-tjetri. Dozat e harmonisë do shtohen dhe emocionet në çift do jenë më të mëdha. Çdo çast do jetë më i veçantë se tjetri. Ju beqarët do merrni bekimin e yjeve dhe do realizoni takimin më të bukur të jetës tuaj. Gjithçka ka për të ndryshuar për ju. Për jetën profesionale do jeni më të shqetësuar. E dini shumë mirë se kurajoja, ndershmëria dhe mirësia janë armë të forta për të arritur majat e suksesit. Do keni mjetet e duhura për të marrë atë që dëshironi. Sipas Horoskopit vip, në planin financiar do dini mirë si t’i bëni llogaritë dhe nuk do keni as problemin më të vogël.

    BINJAKËT

    Nuk do e keni të vështirë të vendosni gjatë kësaj dite dhe do keni periudha reflektimi. Ju të dashuruarit do ndiheni disi më mirë. Ndryshe nga disa kohë më parë do i shihni gjërat me një sy tjetër. Do jeni më tolerantë dhe më të kuptueshëm. Ju beqarët do ndiheni mirë edhe me statusin që keni prandaj nuk do e kërkoni me ngulm ndryshimin e tij. Në punë do doni të ecni para dhe të zbuloni gjëra të reja. Shefi juaj do e kuptojë këtë dëshirë dhe mund t’iu besojë diçka të rëndësishme. Gjendja e financave do lerë për të dëshiruar. Mundohuni t’i menaxhoni me kujdes ato para që do ju mbeten sepse në të kundërt do keni probleme.

    GAFORRJA

    Gjatë gjithë kësaj dite do keni nevojë për ndryshime në jetën tuaj. Mërkuri do krijojë kushtet e duhura për të realizuar projektet e duhura. Për ju që keni një lidhje adrenalina do shtohet dhe kënaqësitë do jenë më të mëdha se kurrë më parë. Shfrytëzojeni çdo sekonde sikur të ishte e fundit. Ju beqarët do përzgjidhni gjatë gjithë kohës dhe do humbisni disa mundësi të shkëlqyera. Në punë do keni mjaft takime e mbledhje. Idetë tuaja do jenë origjinale dhe disa takime do iu ndihmojnë të realizoni projekte të mëdha. Mos pranoni të bëni bashkëpunime sepse nuk do jetë e nevojshme. Në planin financiar do jeni gjithë kohës me fat dhe gjendja do mbetet e mirë pavarësisht se do kryeni edhe shpenzime.

    LUANI

    Gjate kësaj dite Marsi do të sjellë tension në familje dhe në profesion kështu që duhet të tregoheni të Nëse keni një lidhje nuk do ju ndodhë asgjë e keqe. Merrini gjërat si t’iu vijnë dhe shprehini sa të mundeni ndjenjat. Ju beqarët do mendoni për një dashuri të humbur dhe as që do e keni mendjen për të parë dikë tjetër. Duhet të ndryshoni në fakt sepse po vazhduat kështu do vuani tej mase. Në punë nuk do merreni me gjëra të kota dhe pa interes të madh, por me thelbin. Edhe pse do keni konkurrencë të fortë do mund të arrini objektivat tuaja. Buxheti do jetë gjithë kohës i qëndrueshëm. Do i shlyeni edhe disa borxhe.

    VIRGJËRESHA

    Neptuni, planeti më i favorshëm për shenjën tuaj do të rikthehet tek ju. Ai do iu frymëzojë dhe do iu bëjë më intuitivë. Ju të dashuruarit do merreni vesh më së miri me atë që keni në krah dhe do i kuptoni gabimet që keni bërë. Gjithçka ka për të ndryshuar. Ju beqarët duhet ta lini veten të lirë dhe t’i merrni gjërat sa më shtruar. Në këtë mënyrë do e gjeni personin më të përshtatshëm. Në punë, edhe pse jeni shumë të aftë, do ketë pak tension. Mos u alarmoni, por merreni çdo gjë me qetësi. Përqendrohuni tek objektivi. Me financat nuk do i keni punët mirë. Do kryeni shpenzime të tejskajshme dhe gjendja do përkeqësohet.

    PESHORJA

    Edhe pse presioni në çdo fushë do jetë i madh gjatë kësaj dite ju do mund t’i bëni ballë dhe do arrini objektivat tuaja. Ju të dashuruarit nuk do keni për çfarë të qaheni sepse çdo gjë do ju ecë për mrekulli në marrëdhënien që keni krijuar. Ju beqarët do ndiheni më të kënaqur se kurrë më parë dhe do i pranoni ftesat e disa personave. Shumë shpejt gjërat kanë për të ndryshuar për ju. Në punë do jeni shumë energjikë, por nuk do arrini shumë lart. Do iu dalin pengesa dhe promovimi do të vihet në pikëpyetje. Sipas Horoskopit, gjendja e financave do mbetet goxha delikate. Mundohuni që njëherë për njëherë të mos shpenzoni shuma të mëdha.

    AKREPI

    Gjatë kësaj dite do jeni dinamikë dhe kurajozë. Nuk do i lini asgjë rastësisë dhe kjo do shmangë të gjitha problemet. Për ju të dashuruarit do ketë ndryshime rrënjësore. Do jeni më të hapur e më tolerante me partnerin dhe të gatshëm të bëni çdo gjë që marrëdhënia mes jush të mbetet e qëndrueshme. Në mbrëmje do ketë edhe surpriza. Ju beqarët do realizoni takime pafund, por pa asnjë të ardhme. Në punë duhet të tregoheni më të disponueshem kur t’iu kërkojnë shefat dhe mos bëni asgjë sipas mendjes suaj. Në planin financiar do kryeni shpenzime të pamenduara, të cilat do e turbullojnë situatën.

    SHIGJETARI

    Gjatë kësaj dite do jeni mjaft të vendosur dhe kurajoze. As optimizmi nuk do iu mungojë, por duhet të bëni kujdes nga siguria e tepërt në vetvete. Për ju të dashuruarit do jetë ditë e kënaqshme dhe e mbushur me emocione. Kënaqësitë dhe emocionet do jenë si kurrë më parë prandaj duhet ta shfrytëzoni çdo sekondë. Ju beqarët do dashuroheni kokë e këmbë me dikë, por do druheni t’i shprehin ndjenjat ashtu si do i ndieni. Në punë do jeni tepër intuitivë dhe do i kapni gjërat në ajër. Do i arrini objektivat tuaja edhe pse me pak përpjekje. Nëse jeni në kërkim të një punë do e gjeni. Gjendja e financave do jetë e shkëlqyer kështu që mund t’ia lejoni vetes edhe ndonjë shpenzim më tepër nga zakonisht.

    BRICJAPI

    Nëse Saturni gjatë kësaj dite do e zbutë presionin, tornadoja e Uranit do iu elektrizojë. Do keni ide të mira në çdo fushë. Ju të dashuruarit do merreni vesh me atë që keni në krah dhe më në fund do i zgjidhni dyshimet që keni pasur. Marrëdhënia në çift do jetë e ngrohtë. Ju beqarët do jeni gjithë ditën në kërkim të princit te kaltër, por me shumë gjasë nuk do e gjeni dot atë. Në punë duhet të jeni tejet të vëmendshëm në mënyrë që të përfitoni nga të gjitha mundësitë që do iu jepen. Për financat do jetë një ditë e favorshme. Do arrini të kryeni edhe shpenzimet e domosdoshme edhe do hiqni disa para mënjanë.

    UJORI

    Gjatë kësaj dite do keni shumë nevojë për gjithçka, por më tepër për para. Do mendoheni gjatë për të gjetur zgjidhje dhe për të përmbushur të gjitha nevojat. Ju të dashuruarit do kaloni momente mjaft pasionante dhe do ndiheni pafundësisht mirë. Do ndiheni mirë në krahët e partnerit dhe gati për të marrë edhe disa vendime. Ju beqarët duhet të bëni kujdes me mënyrën sesi do i joshni të tjerët sepse mund t’i ulni pikë vetes. Në punë do iu kërkohet të merreni edhe me gjëra të parëndësishme dhe do largoheni nga ato që keni më tepër rëndësi. Financat nuk do jenë aq të mira sa ju do kishit dëshiruar. Kujdes me çdo lloj shpenzimi që do kryeni.

    PESHQIT

    Mërkuri do iu bëjë pak të nxituar këtë muaj, por Marsi nga ana tjetër do iu vërë fre. Që në fillim, bëni një listë me gjërat më prioritare. Ju të dashuruarit do jeni mjaft sensualë dhe do e surprizoni në çdo moment personin që keni në krah. Do ndiheni vërtet mjaft mirë. Ju beqarët do realizoni takime interesante, por do keni frikë të hidhni hapa më tej. Në fakt po pritët shumë keni për t’u penduar. Intuita do iu bëjë të kaloni pengesat në punë, por gjithsesi kontrolloni dhe verifikoni çdo gjë në mënyrë që mos ju dalin të papritura. Në planin financiar do kaloni goxha vështirësi dhe vetëm me ndihmën e familjareve do mund të mos mbeteni pa para.

    Nga Rubrika
    Lifestyle25 Nëntor 2024
    Dashi Dashuria: Mundohuni të gjeni paqen e brendshme që ju mungon për një kohë: nëse dashuria nuk shkon siç duhet, pjesërisht është...
    Lifestyle25 Nëntor 2024
    Uthulla e verës së bardhë njihet gjerësisht si pjesë e ushqimit, por a keni provuar ndonjëherë uthullën e kuqe? Uthulla e verës...
    Lifestyle22 Nëntor 2024
    Lumturia nuk është një gjendje apo tipar i përhershëm, por një praktikë e përditshme që na çon në një pamje më pozitive...
    Të tjera
    Lajme25 Nëntor 2024
    Me gjithë përpjekjet e mëdha të Hungarisë – e cila kryeson aktualisht presidencën e BE-së – për ta shtyrë hapjen e kapitullit...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Sekretari i përgjithshëm i Forumit të Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Egzon Pacolli tha në Frontal në T7 se ministri i Bujqësisë, Faton...
    Lajme25 Nëntor 2024
    629 mijë euro janë investuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për Bibliotekën e Shtimes. Kështu ka bërë të ditur kryeministri...
    Bota/Rajoni25 Nëntor 2024
    Një tragjedi familjare ka ndodhur në Stamboll pasi një 33-vjeçar ka vrarë gjashtë persona, shumica e të afërm, përpara se ti jepte...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka marr pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit të Bibliotekës Kombëtare te Kosovës. Në fjalën e tij, Kurti...
    Vip25 Nëntor 2024
    Gjesti dhe Anisa në dhomën e grimit kanë tentuar ta puthin Xhenetën. Kjo pas debatit që shpërthej mes dyshes, transmeton Klankosova.tv. Xheneta...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.