Për të shtunën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët, ku pritet kohë pas kohe të ketë reshje lokale shiu, duke filluar që nga orët e mëngjesit. Po ashtu, në Rrafshin e Dukagjinit mund të ketë shi të ngrirë apo edhe ndonjë reshje afatshkurtër bore në orët e mëngjesit, përpara se të ngriten temperaturat.
Era do të fryjë nga jugperëndimi, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 10-40 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -2 deri në 2°C, ndërsa ato maksimale prej 3 deri në 7°C. /MeteoKosova/