×
  • Lajme
  • Lajme

    Parashikimi i motit për sot, priten reshje bore

    FrontOnline
    06 Prill 2025

    Sot në Kosovë pritet të kemi rikthimin e fuqishëm të kushteve dimërore. Priten vranësira të dendura të cilat në fillim do të kushtëzojnë reshje shiu. Reshjet e shiut shumë shpejt do të shndërrohen në borë fillimisht në viset kodrinore-malore, pastaj edhe në viset e ulëta. Reshje bore priten në gati të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Pasdite vonë ose në mbrëmje reshjet pushojnë dhe pasojnë kthjellime të pjesshme. Temperaturat do të shënojnë ulje të ndjeshme që nga mëngjesi, por edhe më të theksuara në orët e mbrëmjes kur pritet të “zhyten” në “minus”.

    Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi sot pritet të ketë shtim masiv të vranësirave me reshje e rrebeshe shiu në zonat mesdhetare, ndërsa reshje shqote e bore në gati të gjitha viset kontinentale. Fronti i ftohtë do të rrugëtojë fuqishëm nga veriu në drejtim të jugut duke sjellur ulje të temperaturave në të gjithë rajonin me kushte dimërore në viset kontinentale.

    Nga e Hëna na pret mot me intervale kohore me diell, por edhe vranësira të shpeshta e ndonjë rrebesh lokal bore. Erërat e ftohta veriore do të shoqërohen nganjëherë në disa rajone me fjolla bore. Gjatë natës  dhe mëngjeseve të hershme kthjellim i pjesshëm i motit dhe acar sidomos në viset kontinentale ku ka kthjellime.

    Nga e Enjta zbutje e acarit dhe rritje graduale e temperaturave./MeteoBallkan

    Nga Rubrika
    Lajme11 Prill 2025
    Policia Rajone e Gjakovës ka njoftuar se Plani i saj operativ për rritjen e sigurisë në trafik ka dhënë rezultate, duke ndikuar...
    Lajme11 Prill 2025
    Hykmete Bajrami, deputetja e zgjedhur e LDK-së, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Në një postim në...
    Lajme11 Prill 2025
    Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë arritur në Kuvendin e Kosovës për t’u regjistruar si deputetë. Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi,...
    Të tjera
    Lajme11 Prill 2025
    Të shtunën, pritet të përurohet pikë kalimi i përbashkët kufitar “Hani i Elezit – Bllacë”. Në njoftimin e qeverisë në detyrë thuhet...
    Sport11 Prill 2025
    Fundjava sjell duelet e dyta çerekfinale të “Play-off”-it në Superligën e Kosovës në basketboll. Të shtunën në Gjakovë pritet përballje e zjarrtë...
    Lajme11 Prill 2025
    Deputeti i zgjedhur i Vetëvendosjes, Avni Dehari, gjatë regjistrimit si deputet në Kuvend, tha se për të është njësoj me këdo që...
    Lajme11 Prill 2025
    Në mbledhjen e sotme Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) ka miratuar në pjesën sa ishte e hapur për media...
    Front TV11 Prill 2025
    Pak pas mbledhjes së Zyrës së Rregullatorit për Energji ku u miratua propozimi për shtrenjtimin e rrymës, ka nisur protesta e paralajmëruar...
    Lajme11 Prill 2025
    Zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi, ka reaguar pas mbledhjes së sotme të ZRRE-së ku janë miratuar propozimet për rritjen e të hyrave...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.