Dy ditëve në vijim do të mbajë mot i butë kryesisht me vranësira.
Të martën herët në mëngjes ekzistojnë mundësi për riga lokale shiu.
Edhe ditën e enjte parashihet të mbajë mot kryesisht me vransira, vende-vende me riga shiu. Temperaturat gradualisht në rënie. Nga e premta priten kthjellime, derisa temperaturat minimale do të pësojnë rënie më të theksuar, edhei nën 0C ditëve të fundjavës.
Indeksi i cilësisë së ajrit do të luhatet në mes të vlerave mesatare dhe të pashëndetshme, ditën e mërkurë me vlera më të rritura.
Datat:
3.11.2020 – Kryesisht vranët dhe butë. Herët në mëngjes mundësi për riga lokale shiu. Temperaturat në vise të ulëta 10C deri 19C, e në vise malore 8C deri 15C. Era do të fryj e lehtë nga verilindja 1-3m/s. Indeksi UV: 2.
4.11.2020 – Kryesisht me vransira dhe intervale me diell gjatë ditës. Në mëngjes përgjatë ultësirave mundësi për mjegull/mjegullinë. Temperaturat në vise të ulëta 9C deri 18C, e në vise malore 7C deri 14C. Era do të fryj e lehtë dhe mesatare nga verilindja 3-7m/s. Indeksi UV: 2.