×
  • Lajme
  • Lajme

    Parashikimi i motit për javën që po hyjmë

    FrontOnline
    21 Gusht 2022

    Mot jostabil përgjatë javës vijuese. Më freskët, kryesisht me vransira dhe kohëpaskohe me rrebeshe shiu e bubullima. Fundjava mund të sjell mot më stabil, parashikon “Prishtina Weather”.

    21.08.2022 – Moti jostabil që përfshiu vendin në fundjavë, pritet të vazhdoj edhe përgjatë javës vijuese. Vendi do të dominohet më shumë nga vransirat, derisa kohëpaskohe kryesisht orëve të pasdites priten zhvillime të rrebesheve me bubullima. Lokalisht rrebeshet mund të jenë të stuhishme të përcjellura edhe me erë. Në aspektin termik, do të mbajë mot më i freskët.

    Nga dita e premte, sipas parashikimeve të fundit, do të ketë më shumë diell, e mundësi për reshje shiu mbeten vetëm përreth viseve malore.

    Qarkullimi i mirë ajror, me mundësi për të reshura mundëson që ndotësit ajror të jenë më të shpërndarë, e indeksi i cilësisë së ajrit kryesisht do të jetë në vlera të pranueshme dhe të mira.

    Datat:

    22.08 – Më freskët, kryesisht me vransira, e orëve të pasdites vende-vende me rrebeshe e bubullima. Reshje të dobëta shiu mund të vazhdojnë edhe përgjatë natës.

    23.08 – Kryesisht me vransira dhe freskët. Pasdite aty këtu me mundësi për rrebeshe shiu dhe bubullima.

    24.08 – Freskët e kryesisht me vransira. Pasdite reshje lokale shiu, aty këtu edhe me bubullima.

    25.08 – Vransira dhe intervale me diell. Orëve të pasditës mundësi për rrebeshe me bubullima.

    26.08 – Kryesisht me diell dhe më ngrohtë. Pasdite, mundësi për riga lokale shiu përreth viseve malore.

    Temperaturat mbesin paksa më të ulëta në fillim, e në pjesën e dytë të javës me tendencë të rritjes. Minimalet luhaten ndërmjet 15C e 18C, derisa maksimalet fillimisht luhaten ndërmjet 23C e 25C, e deri të premten shënojnë rritje në 28C.

    Era do të fryjë kryesisht nga veriu e verilindja, e lehtë dhe mesatare 5-10m/s.

    Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes përreth vlerave normale.

    Nga Rubrika
    Lajme12 Gusht 2025
    Radio Evropa e Lirë – Departamenti amerikan i Shtetit e ka publikuar të martën raportin më të ri lidhur me respektimin e të...
    Lajme12 Gusht 2025
    Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditë më parë qytetin e Gjilanit, ku një vajzë 13-vjeçare është dhunuar fizikisht nga pesë bashkëmoshatare...
    Lajme12 Gusht 2025
    Vigan Qorolli, zëvendësministër në detyrë në Ministrinë e Drejtësisë, në RTKPrime tha se në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese është caktuar se të...
    Të tjera
    Lajme12 Gusht 2025
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka prezantuar Visar Azemin si kandidatin e kësaj partie për kryetar të Ferizajt në...
    Lajme12 Gusht 2025
    Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë përditësimin e fundit të të dhënave mbi gjendjen në pikat kufitare të Kosovës. Sipas raportit,...
    Lajme12 Gusht 2025
    Agjencia për Menaxhim Emergjent në Kosovë ka njoftuar se në 12 orët e fundit janë regjistruar 72 vatra zjarri dhe se 11...
    Lajme12 Gusht 2025
    Hajdar Beqa, ish-deputet i Partisë Demokratike të Kosovës dhe njëherit kryetar i degës së kësaj partie në Gjakovë, kryeson listën e kandidatëve...
    Lajme12 Gusht 2025
    20-vjeçari nga Staten Island, Albi Limani,  është ekstraduar në New Jersey pas arrestimit në Florida, ku tentoi të largohej nga vendi së...
    Lajme12 Gusht 2025
    Ushtruesja e detyrës së Shefes së Zyrës së BE-së në Kosovë, Eva Palatová, është takuar me Ushtruesin e detyrës së Drejtorit të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.